Visite: 1017
Marrëveshjet ndërkombëtare/acquis dhe hidroenergjitike në lidhje me biodiversitetin
Trajnim “ Marrëveshjet ndërkombëtare/ acquis dhe hidroenergjitike në lidhje me biodiversitetin"
Në datat 15, 17 dhe 22 dhjetor 2020 u zhvillua trajnimi online “Marrëveshjet ndërkombëtare/ acquis dhe hidroenergjitike në lidhje me biodiversitetin" me anëtarët e rrjetit BIONET.
Trajnimi për anëtarët e BioNET kishte synim të arrinte:
- Rritjen e njohurive mbi acquis të lidhura me ujin / marrëveshjet ndërkombëtare dhe se si ato kapin aspektet e biodiversitetit dhe mbrojtjes së natyrës;
- Rritjen e njohurive me shembuj të adresimit të mini hidrocentraleve (sfidat kryesore dhe praktikat më të mira);
- Zhvillimin e aftësive se si të identifikohet, jepet përparësi dhe komunikohet acquis të lidhura me ujin / marrëveshjet ndërkombëtare dhe si të planifikohen veprime të rëndësishme për mbrojtjen e biodiversitetit të trupave ujorë në aspektin e hidrocentraleve;
- Familjarizimi me zhvillimet e reja / të ardhshme në planifikimin strategjik për mbrojtjen e biodiversitetit brenda politikave të lidhura me ujin dhe rëndësinë e tyre për Ballkanin Perëndimor;
- Inicimi i planifikimit strategjik për të adresuar presionet e energjisë hidrike.
Në këtë trajnim mori pjesë dhe përfaqësuësja e INCA-s duke dhënë kontribut në shembujt e prezantuar dhe me informacione që lidhen me zbatimin e vlerësimit real të ndikimeve negative në trupat ujore dhe në biodiversitetin e tyre.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/marreveshjet-nderkombetare-acquis-dhe-hidroenergjitike-ne-lidhje-me-biodiversitetin#sigProId1e51a48c29
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/marreveshjet-nderkombetare-acquis-dhe-hidroenergjitike-ne-lidhje-me-biodiversitetin#sigProId1e51a48c29