Takimi i rrjetit të MPN
Takimi i rrjetit të MPN (Mediterranean Posidonia Network)
Rrjeti mesdhetar i Posidonia (MPN) organizoi sot, 8 janar 2021 takimin e parë për këtë vit në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të Mesdheut për monitorimin dhe mbrojtjen e posidonias si specie e rëndësishme për habitatet detare nënujore.
Takimi ishte në vazhdim të takimeve të rrjetit për të diskutuar rreth punës që do të kryhet nga rrjeti për mbështetjen e iniciativave të ndryshme për mbrojtjen e posidonias, e veçanërisht për minimizimin e dëmtimeve që mund të pësojnë livadhet e posidonias nga ankorimi i anijeve në zonat pranë tyre. Gjithashtu rrjeti po punon për hartimin e një strategjie komunikimi të përbashkët ku do të përfshihen hartimi i broshurave ndërgjegjësuese, videove dhe udhëzuesve të vegjël mbi gjendjen e livadheve të posidonias, si dhe aktiviteteve për mbrojtjen e tyre, të cilat do të publikohen dhe në një faqe interneti që do t’i kushtohet rrjetit dhe aktiviteteve të përbashkëta e projekteve që rrjeti do të zhvillojë në të ardhmen.
Në takim mori pjesë dhe përfaqësuesja e INCA-s duke shprehur interesimin për pjesëmarrje në këtë rrjet dhe dhënë kontributin në strategjinë e përbashkët të rrjetit dhe në propozimet e ndryshme që mund të hartohen për projekte apo fushata në mbrojtje dhe mirë menaxhim të livadheve të posidonias në rajonin e Mesdheut.