Mbështetje e efektivitetit të ZMD përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe

Mbështetje e efektivitetit të ZMD përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe

Me bashkë financim nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal në kuadrin e programit Interreg Mediterranean të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Mbështetje e efektivitetit të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe “udhëhequr nga MedPAN dhe zbatimit të projektit pilot nga INCA në Parkun Kombëtar të Karaburunit mbi “Menaxhimin e peshkimit të qëndrueshëm artizanal dhe atij rekreativ në ZMD Karaburun-Sazan”, më datë 4 dhe 11 tetor u prezantua manuali i praktikave më të mira të peshkimit për peshkatarët artizanal dhe amator të ZMD-së të Karaburun-Sazan.
 
Gjatë këtyre takimeve u realizua informimi për peshkatarët dhe aktorë të tjerë, për njohjen me këtë manual dhe elementët e tjerë tregues që duhen shtuar në këtë manual në mënyrë që të jetë sa më shumë e kuptueshme dhe e zbatueshme nga vetë peshkatarët. Një nga objektivat kryesorë të takimit ishte dhe trajnimi I peshkatarëve lidhur me mënyrat e përdorimit të manualit në jetën e tyre të përditshme duke u njohur me rregullatoret përkatëse dhe metodat më efektive të aplikimit të aktivitetit të tyre të peshkimit.
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: