Të njohim speciet - Kaprolli Europian
Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunes së Orikumit
Kaprolli Europian (_Capreolus capreolus_)
Taksonomia e species:
_Mbretëria_: Animalia
_Ndarja_: Chordata
_Klasa_: Mammalia
_Rendi_: Artiodactyla
_Familja_: Cervidae
_Gjinia_: Capreolus
_Lloji_:_Capreolus capreolus_
Karakteristikat e species: Kaprolli është dre relativisht i vogël, i kuqërremtë në kafe dhe i përshtatur mirë në ambiente të ftohta, me një gjatësi trupore prej 95–146 cm, një lartësi prej 65–85 cm dhe një peshë prej 15–60 kg, ku popullsitë nga Urali dhe Kazakistani Verior janë mesatarisht më të mëdha të ndjekura nga ato nga rajonet Transbaikal, Amur dhe Primolskil. Brirët në kushte të mira zhvillohen deri në 20-25 cm. Kur brirët e mashkullit fillojnë të rriten, ato janë të mbuluara me një shtresë të hollë pushi e cila zhduket më vonë pasi furnizimi me gjak humbet. Meshkujt mund të përshpejtojnë procesin duke fërkuar brirët e tyre në pemë, në mënyrë që të ato të jenë të fortë dhe të ngurtë për duelet gjatë sezonit të çiftëzimit.
Shpërndarja: Ky lloj është I përhapur në Europë, nga Mesdheu në Skandinavi, nga Skocia në Kaukaz dhe në lindje deri në Iranin Verior dhe Irak.
Dieta ushqimore: Kaprolli jeton në pyje, megjithëse mund të dalë në kullota dhe pyje të rralla. Ata ushqehen kryesisht me bar, gjethe, manaferra dhe sytha të rinj. Ata veçanërisht pëlqejnë një bar shumë të ri dhe të butë me një përmbajtje të lartë lagështie. Kaprolli zakonisht nuk shkon në një fushë që ka pasur ose ka bagëti (dele, lopë) në të, sepse bagëtia e lë barin të papastër.
Jetëgjatësia: 10 vjet në gjendje të egër.
Statusi sipas IUCN: Pak i rrezikuar (LC, Least Concern)
Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji si dhe nxitjes për “citizen science”, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.
Facebook: INCA Albania
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore