Visite: 746
Living Buna
Me rastin e Dites Botërore të Tokës në Bunë, Lumi i Jetës, u zhvilluan aktivitete të shumta ku ftesa ishte e hapur për të gjithë ata që duan të shijojnë bukuritë natyrore që Buna ofron.
Të shumtë ishin pjesemarresit si dhe në mënyrë të veçantë ambjentalistët e vegjël.
Ligatinat na sigurojnë ujin e pijshëm, ujisin të mbjellat tona, mbështesin biodiversitetin e madh, mbështesin kulturën, dhe janë jetike në luftën për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Por, planeti ynë dhe ligatinat po ngrohen me shpejtësi, ndërsa ne vijojmë të shfrytëzojmë burimet e tyre përtej kufijve tanë.
Situata në Deltën e Bunës dhe përreth saj nuk përbën ndryshim. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, peshkimi dhe turizmi në këtë zonë varen shumë nga burimet e shëndetshme ligatinore. Por, praktikat e paqëndrueshme janë të zakonshme në të gjithë veprimtaritë.
Këto aktivitete shërbejnë t´i kujtojmë vetes rëndësinë e ligatinave. Le të festojmë pasurinë e tyre dhe mënyrat se si ato mbështesin mirëqenien dhe jetesën tonë. Jemi në Deltën e Bunës!
Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit #LivingBuna me mbështetejen e Fondacionit MAVA.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/living-buna#sigProIdd435438413
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/living-buna#sigProIdd435438413