_large.jpeg)
Visite: 149
Forcimi i Këshillave Vendore Rinore në Kukës si vend i rëndësishëm për dialog
Forcimi i Këshillave Vendore Rinore në Kukës si vend i rëndësishëm për dialog
📅 Më 12 dhjetor 2025, në Kukës u zhvillua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e të rinjve nga rajoni, përfaqësues të Forumit Lokal Rinor dhe nxënës të shkollave të mesme.
🌿 Qëllimi i takimit ishte forcimi i Këshillave Vendore Rinore si vendi i rëndësishëm për dialog mes të rinjve dhe përfaqësuesve të tyre lokalë, duke nxitur bashkëbisedimin dhe rritjen e besimit se të rinjtë janë forca lëvizëse për ndryshimin e sjelljes ndaj mjedisit dhe zgjidhjes së situatave në mbështetje të mbrojtjes së mjedisit. Këshillat përfaqësojnë një stad të jashtëzakonshëm për fuqizimin e angazhimit qytetar të të rinjve, veçanërisht në çështjet e mbrojtjes së mjedisit.
🤝 Në bashkëpunim me INCA, të rinjtë patën mundësinë të trajnohen dhe të mësojnë mekanizma të rinj për përfshirje aktive, si dhe të ndajnë përvoja konkrete mbi advokimin për mjedisin në komunitetin e tyre.
📌 Gjatë takimit u zhvilluan diskutime mbi modelet pozitive të pjesëmarrjes qytetare. Të rinjtë mësuan bazat e lobimit dhe advokimit për mbrojtjen e mjedisit në nivel lokal, duke ndarë shembuj frymëzues nga përvojat e tyre, si nisma për përmirësimin e hapësirave komunitare dhe shkollore apo krijimin e sistemeve të mbrojtjes dhe ruajtjes se mjedisit në lagjet e banimit.
✨ në përmbyllje të aktivitetit, të rinjtë propozuan identifikimin e prioriteteve kryesore që të rinjtë do të advokojnë pranë qeverisjes vendore, duke e kthyer këtë takim në një fillesë të rëndësishme drejt fuqizimit të zërit rinor dhe mbrojtjes së mjedisit në rajonin e Kukësit.
#EuropeanUnioninAlbania #EdukimiMjedisor #ShoqëriaCivile #INCA #SHKPSH #UNICEF #BashkimiEvropian #EP_EACH #greeneducation
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-keshillave-vendore-rinore-si-vend-i-rendesishem-per-dialog#sigProId03f92620c3
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-keshillave-vendore-rinore-si-vend-i-rendesishem-per-dialog#sigProId03f92620c3

