Trajnim dedikuar krijimit të observatorit të ligatinave

Trajnim dedikuar krijimit të observatorit të ligatinave

Trajnim dedikuar krijimit të observatorit të ligatinave

📅 Më 12 shkurt, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mblodhi organizata mjedisore, ekspertë të biodiversitetit, institucione publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile në një trajnim të dedikuar krijimit të observatorit të ligatinave. Ky aktivitet nuk ishte thjesht një diskutim teknik, por një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe veprimit konkret për mbrojtjen e zonave më të çmuara natyrore të vendit, duke nxjerrë në pah larmishmërinë e biodiversitetit dhe shërbimet e ekosistemeve që ato ofrojnë, si dhe se si të mblidhen të dhëna nga monitorimi i këtyre zonave për të vlerësuar gjendjen e tyre dhe më tej nga analiza si të hartojmë masa mbrojtëse efektive për to.

🌿 Ligatinat – ekosisteme jetike: ato ruajnë biodiversitetin 🐦, zbusin efektet e ndryshimeve klimatike 🌡️, ulin rrezikun nga përmbytjet 🌊, përmirësojnë cilësinë e ujërave 💧 dhe mbështesin jetesën e komuniteteve lokale 👩‍👩‍👧‍👦. Përmes diskutimeve, pjesëmarrësit ndanë praktika monitoruese të zbatuara në vend dhe rajonin e Mesdheut, rekomandime për krijimin e observatorit për të siguruar menaxhim më të mirë të këtyre zonave si pjesë e baseneve lumore, si dhe ide për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e tyre përmes analizës së të dhënave dhe gjendjes së zonave ligatinore.

⚖️ Takimi solli në vëmendje nevojën për politika të qëndrueshme 📑, zbatim efektiv të legjislacionit mjedisor 📌 dhe përfshirje aktive të komuniteteve lokale 🤝. Ai konfirmoi angazhimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe kolektiv në nivele të ndryshme, për të siguruar që ligatinat të mbrohen e të monitorohen në mënyrë afatgjatë dhe të qëndrueshme.

✨ Ky trajnim përfaqëson jo vetëm një shkëmbim përvojash 🌐, por edhe një thirrje për veprim të koordinuar 🚀 – për të ruajtur ekosistemet natyrore që janë themel i qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së brezave të ardhshëm 🌱👶.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania