_large.jpeg)
Visite: 153
Forcimi i Këshillave Vendore Rinore në Librazhd si vend i rëndësishëm për dialog
Forcimi i Këshillave Vendore Rinore në Librazhd si vend i rëndësishëm për dialog
📅 Më 17 dhjetor 2025, në Librazhd u zhvillua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e të rinjve të Forumit Lokal Rinor dhe nxënësve të shkollave të mesme të qytetit.
🌿 Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i Këshillave Vendore Rinore si platforma të rëndësishme për dialog mes të rinjve dhe përfaqësuesve të tyre, duke nxitur shkëmbimin midis brezave dhe rritjen e besimit të të rinjve se ata janë forca lëvizëse për ndryshimin e sjelljes ndaj mjedisit. Këshillat përfaqësojnë një hap të jashtëzakonshëm për fuqizimin e angazhimit qytetar, veçanërisht në çështjet e mbrojtjes së mjedisit.
🤝 Në bashkëpunim me INCA, të rinjtë patën mundësinë të trajnohen dhe të mësojnë mekanizma të rinj për përfshirje aktive dhe të ndajnë përvoja konkrete mbi advokimin për mjedisin në komunitetin e tyre.
📌 Gjatë takimit u organizuan diskutime mbi modelet pozitive të pjesëmarrjes qytetare, ku të rinjtë mësuan bazat e lobimit dhe advokimit për mbrojtjen e mjedisit në nivel lokal. Ata ndanë shembuj frymëzues nga përvojat e tyre, si nisma për përmirësimin e hapësirave shkollore apo krijimin e sistemeve të pastrimit në lagjet e tyre të banimit.
✨ Aktiviteti përfundoi me identifikimin e prioriteteve kryesore që të rinjtë do të advokojnë pranë qeverisjes vendore, duke e kthyer këtë takim në një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të zërit rinor dhe mbrojtjes së mjedisit në Librazhd.
#EuropeanUnioninAlbania #EdukimiMjedisor #ShoqëriaCivile #INCA #SHKPSH #UNICEF #BashkimiEvropian #EP_EACH #greeneducation
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-keshillave-vendore-rinore-ne-librazhd-si-vend-i-rendesishem-per-dialog#sigProIde0ada1192f
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-keshillave-vendore-rinore-ne-librazhd-si-vend-i-rendesishem-per-dialog#sigProIde0ada1192f

