_large.jpeg)
Visite: 186
Forcimi i Këshillave Vendore Rinore në Vlorë si vend i rëndësishëm për dialog
Forcimi i Këshillave Vendore Rinore në Vlorë si vend i rëndësishëm për dialog
📅 Më 19 dhjetor 2025, Universiteti i Vlorës u bë vendi pritës i aktivitetit frymëzues me pjesëmarrjen e të rinjve nga Forumi Rinor Lokal dhe nxënësve të shkollave të mesme të qytetit.
🌿 Takimi u përqendrua në forcimin e Këshillave Rinor Lokal si mjedisi që mundëson dialogun midis të rinjve dhe përfaqësuesve të tyre lokal, duke nxitur shkëmbimin e eksperiencave midis brezave dhe duke mbështetur idetë dhe aktivizimin e të rinjve për ndryshimin e sjelljes së komuniteteve ndaj mjedisit. Këto këshilla vendorë janë një hap vendimtar në rritjen e angazhimit qytetar, veçanërisht në adresimin e sfidave të mbrojtjes së mjedisit.
🤝 Në bashkëpunim me INCA-n, pjesëmarrësit diskutuan në seanca interaktive ku eksploruan mekanizma inovativë për përfshirje aktive, ndanë përvojat e tyre të advokimit dhe mësuan qasje praktike për të ndikuar në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.
📌 Diskutimet dhe udhëzimet e dhëna nga ekspertët e angazhuar nga INCA, nxorën në pah modelet e pjesëmarrjes qytetare, duke i prezantuar të rinjtë me bazat e lobimit dhe advokimit për çështjet mjedisore në nivel lokal. Shembujt frymëzues përfshinin iniciativa për të përmirësuar mjediset shkollore dhe veprime të udhëhequra nga komuniteti për të krijuar mënyra efektive të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit në komunitete të vogla të qytetit.
✨ Aktiviteti përfundoi me një listë të diskutueshme të çështjeve prioritare që të rinjtë propozuan për t'i advokuar me qeverisjen vendore, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt amplifikimit të zërit të të rinjve dhe promovimit të mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit në Vlorë..
#EuropeanUnioninAlbania #EdukimiMjedisor #ShoqëriaCivile #INCA #SHKPSH #UNICEF #BashkimiEvropian #EP_EACH #greeneducation
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-keshillave-vendore-rinore-ne-vlore-si-vend-i-rendesishem-per-dialog#sigProIddf274efd90
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/forcimi-i-keshillave-vendore-rinore-ne-vlore-si-vend-i-rendesishem-per-dialog#sigProIddf274efd90

