Duke punuar për rrjete ripërtëritëse të ZMD-ve

Duke punuar për rrjete ripërtëritëse të ZMD-ve

Duke punuar për rrjete ripërtëritëse të Zonave të Mbrojtura Detare

Njëqind shkencëtarë dhe menaxherë të zonave të mbrojtura detare (MPA) nga 18 vende evropiane u takuan në Palma de Mallorca dhe Barcelone  për të ndarë rezultatet e dy projekteve evropiane Interreg Med: MPA NETWORKS dhe MPA Engage.

Nga data 14 deri më 17 qershor, MedPAN, CSIC (Instituti i Shkencave Detare “Këshilli i Lartë i Hetimeve Shkencore”) dhe Fondacioni Marilles mirëpritën në Mallorca dhe Barcelonë në një format hybrid, eventin përfundimtar të dy projekteve Interreg Med.

Objektivi i këtij eventi final ishte diskutimi I rezultateve kryesore dhe rekomandimeve të këtyre dy projekteve evropiane të fokusuara në çështjet kyçe për Zonat e Mbrojtura Detare (ZMD- të): efektiviteti i menaxhimit, menaxhimi i peshkimit në shkallë të vogël, ruajtja e specieve të lëvizshme, financimi i qëndrueshëm dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrësit kontribuan në zgjerimin e zgjidhjeve të identifikuara nga projektet dhe rekomandimet kryesore për vendimmarrësit në dobi të të gjithë komunitetit të ZMD-ve mesdhetare.

Aktiviteti nisi me një udhëtim në terrenin e Rezervateve Detare El Toro - Malgrats, disa nga ZMD-të më të hershme (dhe më të vogla) në Palma de Mallorca, në Spanjë. Fatmirësisht ato janë në një proces ligjor të bashkimit dhe rritjes së sipërfaqes së tyre . Zgjerimi i këtyre zonave të vogla të mbrojtura dhe përfshirja e zonave fort të mbrojtura (zona ku nuk lejohet peshkimi “non take Zone”) është çelësi për mbrojtjen e mjedisit detar. Pas ketij kontakti dhe takimi natyror me detin aktiviteti vazhdoi permes  seminarit teknik te  drejtuar nga  autoritetet vendore ne Palma de Mallorca (ministrat e qeverisjes vendore të Mjedisit dhe Peshkimit) si dhe debateve  në katër tryeza te rrumbullakëta tematike.  Debatet synuan  prezantimin dhe shkëmbimin e rezultateve si dhe mësimeve të nxjerra nga dy projektet, ndarjen e zgjidhjeve dhe identifikimin e prioriteteve, rrugët për të shkuar më tej  dhe rekomandimet në drejtim të kapitalizimit, replikimit dhe financimit.

Nje seminar politik pasoi aktivitetin ne fjale me tej ne qytetin e Barcelones  duke ofruar mundësinë për të paraqitur rezultatet dhe përfundimet e diskutimeve në Palma. Ky seminar u drejtua  nga Unioni për Mesdheun (UfM). Dy tryeza të rrumbullakëta diskutuan më tej pikëpamjet e rekomandimeve kryesore politike për 1) efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e menaxhimit të ZMD në një oqean në ndryshim si dhe për 2) financimin e qëndrueshëm të ruajtjes së mjedisit detar dhe forcimin e bashkëpunimit në Mesdhe. Kjo seri ngjarjesh ndodhi në kohën e duhur pak para Konferencës së financave blu te UfM dhe dhe Konferenca e Oqeanit të UN-së.

"Së bashku jemi më të fortë. Mobilizimi i të gjithë aktorëve relevant është i nevojshëm për të përballuar sfidat e ZMD-ve në Mesdhe. Projektet MPA NETWORKS dhe MPA ENGAGE kanë qenë kyçe për kapitalizimin dhe fillimin e veprimeve të reja në këtë drejtim. Ngjarjet e përbashkëta në Palma dhe Barcelona do të të jenë të rëndësishme për të ndarë zgjidhjet dhe për të identifikuar prioritetet dhe rrugët përpara”, theksoi Marie Romani, Sekretare Ekzekutive e MedPAN.

“Nuk është rastësi që Ishujt Balearik bëhen sërish kryeqyteti mesdhetar i zonave të mbrojtura detare. Me 20% të detit të mbrojtur, një nga Parqet Kombëtare më të mëdha në Mesdhe dhe një rrjet rezervash detare që po ndihmojnë në përmirësimin e popullatave të peshqve; Ishujt Balearik kanë mundësinë të vendosen si lider në mbrojtjen detare në nivelin e Mesdheut. Megjithatë, ai ka edhe shumë detyra shtëpie për të bërë dhe shumë për të mësuar. Për shembull, sipërfaqja shumë e mbrojtur e Detit Balearik është 50 herë më e vogël se sa duhet të jetë në vitin 2030 dhe ka më pak se 8 vjet për ta arritur atë.” Aniol Esteban, drejtor i Fondacionit Marilles.

“Mesdheu, përveçse një pikë e nxehtë, është një nga rajonet më të prekura nga ndryshimet klimatike. Në fakt Deti Mesdhe po ngrohet tre herë më shpejt se mesatarja e oqeanit.Në luftën kundër krizës klimatike, zonat e mbrojtura detare mund të luajnë një rol thelbësor. Megjithatë, këto zona duhet urgjentisht të integrojnë dimensionin e ndryshimeve klimatike në planet e tyre të menaxhimit. Projekti MPA Engage është fokusuar në sigurimin e menaxherëve me mjete efektive në mënyrë që të vendosin rrjetin e zonave të mbrojtura detare në ballë të strategjisë së përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike. Joaquim Garrabou, studiues në Institutin e Shkencave Detare të CSIC.

Marilles merr pjesë si partner në projektin European Interreg Med MPA NETWORKS. Projekti —i financuar 85% nga programi Interreg MED— koordinohet nga MedPAN dhe bashkon dhjetë partnerë mesdhetarë, kryesisht organe menaxhuese të MPA nga shtatë vende: Shqipëria, Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Sllovenia dhe Spanja. Përveç organizimit të eventit final, Marilles ka luajtur një rol shumë të spikatur në projektin MPA NETWORKS. Rezultatet e studimit në Cala Rajada-Llevant – i cili tregon se 10 € fitim gjenerohen për çdo € të investuar në këtë zonë të mbrojtur detare – kanë pasur pasoja ndërkombëtare dhe metodologjia po përdoret në pjesë të tjera të Mesdheut.

  “Ky studim tregon se investimi në zonat e mbrojtura detare jep rezultate. Shpresojmë se kemi bërë maksimumin tonë për të përmirësuar efektivitetin e MPA-ve dhe gjithashtu kemi kontribuar në financim më të mirë.” Aniol Esteban, drejtor i Fondacionit Marilles.

MPA NETWORKS synon të promovojë dinamikën e bashkëpunimit ndërmjet menaxherëve të MPA në të gjitha nivelet në Mesdhe. Projekti MPA NETWORKS është fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat që kërkojnë një qasje që shkon përtej kufijve të MPA-ve. Këto sfida përfshijnë çështje globale të efektivitetit të menaxhimit, dhe më konkretisht menaxhimin e peshkimit në shkallë të vogël në ZMD, ruajtjen e specieve të lëvizshme dhe zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm financues për ZMD-të. Projekti ka ndihmuar gjithashtu në forcimin e rrjeteve të menaxherëve të MAP-së në nivel kombëtar, nën-rajonal dhe mesdhetar dhe për të siguruar ndërtimin e kapaciteteve dhe shkallëzimin e zgjidhjeve të mira dhe rekomandimeve të politikave. https://mpa-networks.interreg-med.eu/

MPA Engage, e udhëhequr nga Instituti i Shkencave Detare të Këshillit të Lartë për Kërkim Shkencor, financohet nga programi Interreg MED me një buxhet prej rreth 3 milionë euro. MPA Engage kishte objektivin kryesor mbështetjen e MPA-ve mesdhetare për t'u përshtatur dhe për të zbutur efektet e ndryshimeve të vazhdueshme klimatike në Detin Mesdhe Duke përdorur një qasje pjesëmarrëse, MPA Engage harmonizoi monitorimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, përgatiti vlerësime të cenueshmërisë dhe zhvilloi plane veprimi për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në tetë zona të mbrojtura detare të vendosura në gjashtë vende të Mesdheut, përkatësisht Shqipëri, Kroaci, Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë. https://mpa-engage.interreg-med.eu/

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: