TRASHËGIMIA NATYRORE E SHQIPËRISË - UNESCO
Pyjet primar të Ahut të Karpateve dhe në rajonet e tjera të Evropës (Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Ukrainë), përfshihen në Listën e Trashëgimisë Botërore, të UNESCO-s.
Ky zgjerim ndërkufitar i siteve të Trashëgimisë Botërore të pyjeve primar të Ahut të Karpateve dhe pyjeve të Ahut të Gjermanisë (Gjermania, Sllovakia, Ukraina) shtrihet në 12 vende. Që nga fundi i epokës së fundit të akullnajave, Ahu evropian u perhaps nga disa strehime të izoluara në Alpe, Karpate, Mesdhe dhe Pirene, për një periudhë të shkurtër prej disa mijë vitesh në një proces që është ende në vazhdim. Ky zgjerim i suksesshëm lidhet me fleksibilitetin e llojit dhe tolerancën e kushteve të ndryshme klimatike, gjeografike dhe fizike.
Sesioni i 41-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore (9-12 Korrik 2017) i mbledhur në Krakovë - Poloni, i kryesuar nga Jacek Purchla, themelues dhe drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Krakov, miratoi zgjerimin e zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të Ahut (Fagussylvatica, L.) edhe me dy zona nga Shqipëria, duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botëroretë UNESCO-s.
Këto zona përfaqësojnë aktualisht “ishujt” e kufizuar dhe të fundit me pyje natyrore që kanë mbetur në vendin tonë. Bëhet fjalë për zonën e Lumit të Gashit (pjesë e Rezervës Strikt Natyrore), e cila menaxhohet nga Adrministrata e Zonave të Mbrojtura, qarku Kukës dhe zonën e Rrajcës (pjesë e Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë), e cila menaxhohet nga Adrministrata e Zonave të Mbrojtura, qarku Elbasan.