Nxitja e krijimit dhe të funksionimit të forumeve lokale mjedisore në PK Divjakë-Karavasta

Nxitja e krijimit dhe të funksionimit të forumeve lokale mjedisore në PK Divjakë-Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta - 27/06/2018
Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi dhe advokimi për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura” (Faza II), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, në ndjekje të forcimit të kapaciteteve të organizatave të RrMN mbi modelet e advokimit për një vendimmamrrje dhe menaxhim sa më të qëndrueshëm të ZMM dhe burimeve natyrore, organizoi bashkëbisedimin me grupet e interesit për “Nxitja e krijimit dhe të funksionimit të forumeve lokale mjedisore”. 
Qëllimi i takimit ishte të konsultojë dhe identifikojë, në bashkëpunim me grupet e interesit në nivel lokal, përqasjen më të mirë të përfshirjes së tyre në proceset e advokimit dhe mirëmenaxhimit të parkut kombëtar, nëpërmjet përfaqësimit të aktorëve kryesor lokal në një strukturë të përbashkët - Forumi Lokal, pranë strukturave vendore përgjegjëse në Parkun Kombëtar “Divjake-Karavasta”. 
INCA do të propozojë modelin e strukturës dhe mënyrën e funksionimit të këtij forumi, së bashku me organizatat partnere të OJF-ve lokale, stafin e Bashkisë dhe Administratën e Parkut Kombëtar. Gjithashtu, INCA do të synojë informimin dhe ndërgjegjësimin e anëtarëve të forumit mbi problematikat e vërejtura (gjatë fazës së I-rë të projektit) dhe rekomandimet për zgjidhjen e tyre, bazuar në legjislacionin e fuqi. 
Ky aktivitet u realizua në kuadër të Programit SENiOR-II, zbatuar nga REC-Albania, me financim nga Qeveria Suedeze (Embassy of Sweden in Tirana).
Në takim morën pjesë përfaqësues të ambasadës së Suedisë në Tiranë, përfaqësues të REC Shqipëri, të AdRZM-ve Fier, Kukës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë etj, përfaqësues të organizatave të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës dhe të forumeve të ngritura prej tyre, përfaqësues të shoqërisë civile të zonës etj.

Tags :
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: