Iniciativa të aktiviteteve të ekoturizmit në Zonat e Mbrojtura

Iniciativa të aktiviteteve të ekoturizmit në Zonat e Mbrojtura

PK Divjakë-Karavasta - 25 Shtator 2018 - Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi dhe advokimi për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura” (Faza II), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri INCA, zhvilloi një trajnim një ditor mbi "Interpretimin e vlerave dhe shërbimeve të ekosistemeve natyrore si dhe modelet e aktiviteteve edukuese dhe ekoturistike me bazë natyrën". Qëllimi i trajnimit ishte krijimi i iniciativave të ekoturizmit në zonat e mbrojtura përmes promovimit të traditave lokale me bazë natyrën dhe përdorimin e qëndrueshem të burimeve natyrore, si dhe të punojë nga afër me komunitetet, operatoret lokalë si dhe AdRZM për rivatilizimin e qendres së vizitoreve në PK Divjakë-Karavasta.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Programit SENiOR-II, i zbatuar nga REC-Albania, me financim nga Qeveria Suedeze (Ambassy Sweden of Tirana).

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: