Visite: 980
Të njohim speciet - chondrula lugorensis
Të njohim speciet e ZM të PK Llogara, RMN Karaburun dhe Lagunës së Orikumit
"Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunës së Orikumit"...specia e rradhës është "chondrula lugorensis"...
Kjo nismë është ndërmarrë në kuadër të projektit "Nga Mali në Det" financuar nga CEPF dhe zbatuar nga INCA.
CHONDRULA LUGORENSIS_ Wagner, 1914
Taksonomia e species:
- Mbretëria: Animalia
- Ndarja: Mollusca
- Klasa: Gastropoda
- Rendi: Pulmonata
- Familja: Enidae
- Gjinia: Chondrula
- Lloji: Chondrula lugorensis
Karakteristikat e species*: Chondrula lugorensis është nj` gastropod i vogël, 8-11 mm i gjatë x 3,5-4mm I gjerë me një guackë grin në të verdhë të tejdukshme, më e errët në afërsi të hapjes; me vija të trasha dhe të parregullta; 8 vorbulla konvekse; hapje e thjeshtë jo e dhëmbëzuar, me ngjyrë të bardhë në brendësi, ndonjëherë duke formuar disa struktura të ngjashme me dhëmbët; kufijtë e hapjes të lidhur në anën parietale nga një shtresë e hollë, por nuk i afrohen shumë njëri-tjetrit; hapja shumë e ngushtë. Gjendet poshtë gurëve ose në shkëmbinj të lagësht.
Shpërndarja: Specie endemike, e përhapur përgjatë zonave shkëmbore të vargmaleve të Kerauneve në Shqipërinë jugperëndimore, deri në lartësinë 1900m mbi nivelin e detit.
Statusi sipas IUCN: EU afër rrezikimit (NT-near threatened) ;Shqipëri , e rrezikuar (EN-endangered)
Kërcënimet: Nuk ka kërcënime të drejtëpërdrejta.
Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.
Facebook: INCA Albania