Visite: 1411
Të njohim speciet - Taxus baccata
Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunës së Orikumit.
"Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunës së Orikumit"...specia e rradhës është "Taxus baccata"...
Kjo nismë është ndërmarrë në kuadër të projektit "Nga Mali në Det" financuar nga CEPF dhe zbatuar nga INCA.
Taxus baccata
Taksonomia e species:
- Mbretëria: Plantae
- Mbi\Ndarja: Tracheophytes
- Ndarja: Pinophyta
- Klasa : Pinopsida
- Rendi: Pinales
- Familja: Taxaceae
- Gjinia: Taxus
- Lloji : Taxus baccata
Karakteristikat e llojit: Shkurre ose dru halor me gjelbërim të përhershëm që rritet deri 10-20 m. Lëvorja është e hollë, me luspa kafe. Halat apo gjethet janë vizake, të sheshta, jeshile të errëta, 1-4 centimetra të gjata dhe 2-3 milimetra e gjerë.
Lulet mashkullore të përbëra nga 6 -14 luspa, në faqen e poshtme disa qeska pjalmore dhe lulet femërore me një bosht të shkurtër në majën e së cilës gjendet një vezë e vetme. Fruti me mish të kuqërremtë quhet aril. Arilja është 8–15 milimetra e gjatë dhe e hapur në fund. Arilet piqen nga 6 deri në 9 muaj pas pjalmimit, përkatësisht në prill-maj.
Tisi shumë tolerant ndaj hijeve, që zakonisht gjendet brenda pyllit në mënyrë individuale ose në grupe të vogla. Të gjitha pjesët e bimës, përveç frutave me mish, janë toksike, antispazmatikë, kardiotonikë, narkotikë dhe pastrues. Gjethet janë përdorur në trajtimin e astmës, bronkitit, reumatizëmit dhe epilepsisë.
Shpërndarja: Tisi (_Taxus baccata_) është një halor helmues, vendas në pjesën më të madhe të Evropës, nga Skandinavia Jugore në Afrikën Veriore. Pema është me rritje të ngadaltë, por jashtëzakonisht jetëgjatë, me disa individë që jetojnë deri në 5000 vjet.
Statusi sipas IUCN: Pak I rrezikuar (*LC*, Least Concern)
Kërcënimet: Prerja e tyre, për shkak të toksititetit kundrejt bagëtive; hapja e tokave të reja dhe prerja e tyre; faza e rigjenerimit për zëvendësimin e popullatave të prera, mjaft e vogël; dëmtimet nga marrja e kimikateve toksike të quajtura taxane për përdorime farmaceutike.
Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.
Facebook:
@INCA Albania