Të njohim speciet - Sesleria albanica
Në kuadër të nismës "Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunës së Orikumit", po ju paraqesim specien e rradhës. Kjo nismë është ndërmarrë në kuadër të projektit "Nga Mali në Det" financuar nga CEPF dhe zbatuar nga INCA.
Sesleria albanica
Taksonomia e species:
- Mbretëria: Plantae
- Mbi\Ndarja: Embriophyta
- Ndarja: Tracheophyta
- Nën/ndarja: Spermatophytina
- Klasa: Magnoliopsida
- Rendi: Poales
- Familja: Poaceae
- Gjinia: Sesleria
- Lloji: Sesleria albanica_ Ujhelyi 1959
Karakteristikat e species:
Sesleria albanica_ është një bimë barishtore shumëvjeçare. Speciet karakterizohen nga gjethet e sheshta dhe lulesë kallingjashëm me kallithe të shtypur anash.
Shpërndarja:
Është një specie endemike steno e lokalizuar në malet e Kerauneve në Shqipërinë Jugperëndimore dhe i përket kompleksit Sesleria juncifolia. Specia gjendet në kullota subalpine dhe alpine me terren shkëmbor gëlqeror; me bimësi shkëmbore, në lartësinë mbi 1500m.
Statusi sipas IUCN: E pavlerësuar
Kërcënimet: Shkatërrimi i habitatit si rezultat i djegieve natyrore ose të qëllimshme; mbikullotja në veçanti prej dhive; turistët vendas ose të huaj të painformuar.
Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.
Facebook: @INCA Albania