Takim i Rrjetit CO-SEED në Malin e Zi

Takim i Rrjetit CO-SEED në Malin e Zi

15-16 Maj 2018 - Podgoricë, Mali i Zi - U mbajt në Podgoricë takimi dy ditor i rrjetit të OSHC-ve, i cili u formua në kuadër të projektit "Shoqëria civile vepron për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik mjedisor (CO-SEED)" dhe mbështetet nga BE.Më shumë se 30 anëtarë të OSHC-ve nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Turqia dhe Mali i Zi paraqitën aktivitetet e tyre në lidhje me objektivat e projektit CO-SEED, specifikisht për të përmirësuar kuadrin legjislativ në lidhje me studimet e ndikimit mjedisor (VNM / VSM). Rezultati kryesor i takimit ishtë krijimi i një plani veprimi të detajuar që synon të arrijë këtë qëllim në rajon, një udhërrëfyes për përmirësimin e kornizave legjislative.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: