Lançohet Blue Land Project – Territoret Blu
7 Maj 2018 - Tiranë - Lançohet Projektit Blue Land ose ndryshe Territoret Blu i cili do të synojë krijimin e një modeli të përbashkët, i cili do të zbatohet dhe në zonat e tjera bregdetare të mesdheut.
Në konferencë ishin të pranishëm znj.Oranela Çuçi, Zv.Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, z.Zamir Dedej, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, z.Nino Merola, Drejtor i AICS, bashkëpunimi Italian në Shqipëri dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Ne këmi nevoj për modele menaxhimi, për të përfituar nga eksperiencat evropiane si dhe për të ecur në një rrugë me to. Përcaktimi i një modeli ndërkufitar menaxhues, ka për qëllim zhvillimin dhe ngritjen e një modeli qeverisës me pjesëmarrje në nivel ndërkufitar, duke përfshirë komunitetet lokale bregdetare, për përcaktimin e aksioneve për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve detare dhe bregdetare”, tha Ornela Çuçi Zv.Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Tre zonat e projektit përfshijnë habitatet detare dhe bregdetare përgjatë tyre pjesë e tre shteteve Shqipëri, Itali dhe Mal i Zi si më poshtë:
- Bregut të Otranto-Leuca në Pulia, Itali
- Bregu i Ada-Bojanës (Buna), duke përfshirë dhe ligatinat bregdetare të Bunës dhe dunat e rërës përgjatë pjesës së deltës së lumit në pjesën e Malit të Zi dhe
- Zona e gjirit të Porto- Palermos në jug të të Shqipërisë.
Projekti ka një kohëzgjatje prej 24 muaj me një kosto totale prej mbi 1 miliard Euro, ndërkohë që zona e Porto - Palermos do të përfitojë një vlerë të këtij programi në shifrën e 197 mijë Euro.
Projekti paraqet një qasje të re në mënyrën e menaxhimit të burimeve detare dhe bregdetare, me pjesëmarrjen e komunitetit, duke vlerësuar mbrojtjen e burimeve e tyre, të habitateve ndërkufitare, biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemeve.
“Ky model do të sjell një menaxhim të këtyre burimeve, nga niveli lokal, duke treguar një formë menaxhimi të krahasueshme me atë të një Zone të Mbrojtur Detare, duke dhënë shembullin që çdo zonë mund të menaxhohet në mënyrën e duhur dhe pse nuk është një zonë e mbrojtur.
Ky model, i cili do të zbatohet edhe në nivel rajonal do të realizohet nëpërmjet ngritjes së një Grupi Zbatues Ndërkufitar i quajtur Blue Lands”, tha Zamir Dedej, Drejtori i AKZM.
Përcaktimi i një modeli ndërkufitar menaxhues (i quajtur Blue Lands), ka për qëllim zhvillimin dhe ngritjen e një modeli qeverisës me pjesëmarrje në nivel ndërkufitar, duke përfshirë komunitetet lokale bregdetare, për përcaktimin e aksioneve për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve detare dhe bregdetare.
Partnerët e territoreve blu, shoqatat e peshkatarëve, zonat e mbrojtura në nivel lokal, qytetarët dhe të gjithë aktorët lokalë do të përfitojnë nga rezultatet e arritura.
Gjithashtu përfitim do të ketë dhe sektori i turizmit dhe peshkimit si dhe aktorët e tjerë që kanë interes ekonomik në zonën e Blue Land, të cilët do të luajnë një rol kyç, në përgatitjen e planit të menaxhimit duke u fokusuar në përfitimin ekonomik, nga krijimi i këtyre Territoreve Blu.
Në këtë kuadër u zhvillua edhe takimi i parë dy ditor midis partnerëve të projektit të cilët diskutuan mbi ecurinë e projektit dhe sfidat që i presin përpara.