Shërbimet e Ekosistemit Ndërkufitar
21 Maj 2018 - Kukës - U mbajt në Kukës tryeza e rrumbullakët e rradhës e organizuar nga INCA mbi "Analizën e aktorëve lokal në këndvështrimin e menaxhimit ndërkufitar të ekosistemeve në Sharr/ŠarPlanina-Korab-Koritnik". Takimi mbeshtetet nga GIZ në kuadër të projektit "Shërbimet e Ekosistemit Ndërkufitar".
Qëllimi i takimit ishte të konsultoje dhe identifikoje në bashkëpunim me grupet e interesit në nivel lokal, përqasjen me të mirë të përfshirjes së tyre në menaxhimin e ekosistemeve ndërkufitare të Sharr/ŠarPlanina-Korab-Koritnik.
Takimi synonte të konsultoje me aktorët kryesorë lokal strukturën e përbashkët trepalëshe (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni) e cila do të shërbejë si një mekanizëm ndërkufitar bashkëpunimi në funksion të Vizionit të Përbashkët për Zonën e Mbrojtur Ndërkufitare të Sharrit-Korab-Koritnik nënshkruar në 2013 dhe konfirmuar nga Deklarata e përbashkët e tre ministrave të Mjedisit të tre vendeve (Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë) në Mars 2017.
Në takim merrnin pjesë përfaqësues të AdRZM-ve Kukës dhe Dibër, përfaqësues të GIZ, të organeve të pushtetit vendor, të institucioneve qëndrore, të OJF-ve që operojnë në zonë etj.