Lançohet Bordi i Përbashkët Këshillimor Sharr/ŠarPlanina-Korab-Kortinik
31 Maj 2018 - Popova Shapka - Maqedoni - Në kuadër të projektit "Shërbimet e Ekosistemit Ndërkufitar" të mbështetur nga GIZ u lançua Bordi Ndërkufitar i Përbashkët Këshillimor Sharr/ŠarPlanina-Korab-Kortinik i cili do të jetë mbështetës për vizionin e përbashkët të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshem të kësaj zone ndërkufitare, sikurse është deklaruar në vitin 2013 nga tre ministat e mjedisit të tre shteteve. Në këtë deklaratë është shprehur vullneti për të mbeshtetur më tej gurët e themelit të një zhvillimi të qëndrueshëm për rajonin e Sharr/ŠarPlanina-Korab-Kortinik.
Në mbyllje të aktivitetit për lançimin e Bordit u zhvillua edhe takimi i parë i Bordit të Përbashkët Këshillimor Sharr/ŠarPlanina-Korab-Kortinik i cili u organizua nga partneri shqiptar në këtë bord me fokusin e nxitjes se mirëmenaxhimit të zonës dhe promovimit të vlerave natyrore për një zhvillim të qëndrueshem.
Ky bord mori aprovimin e të gjitha paleve të interesuara që të kryejë funksionet e prezantimit të një grupi më të madh aktoresh që shprehin interesa për zonën.
Ky event u organizua dhe lehtesua nga INCA në kuadër të projektit "Shërbimet e Ekosistemit Ndërkufitar" i financuar nga GIZ.