Studentët janë ekspertët e arshshëm të mjedisit, por së pari janë qytetarë
Tiranë, 13.06.2018 – Për të promovuar listat e kontrollit për vlerësimin e studimeve të VNM dhe VSM ekipi i projektit CO-SEED (i përbërë nga organizatat e shoqërisë civile INCA, Milieukontakt dhe Qendra EDEN) zgjodhi studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Mjedisit, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Agromjedisit dhe Ekologjisë dhe të Universitetit POLIS, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban, të cilët janë ekspertët e ardhshëm të mjedisit. Pjesë e kurukilës së tyre akademike janë dhe politikat mjedisore në mbështetje të zhvillimeve ekonomike të fokusuara në projektime të ndryshme urbane dhe rurale, e sidomos në vlerësimin e ndikimeve në mjedis të projekteve të ndryshme arkitekturore apo zhvillimore. Ky promovim u bë në mjediset e universiteteve gjatë një periudhe një javore, ku u zhvilluan takimet informuese me ta.
Që të zhvillosh një zonë urbane apo rurale është e domosdoshme të vlerësosh burimet natyrore që ofron mjedisi për këtë zhvillim. Njohuritë bazë të marra në auditoret e universiteteve i kanë bërë këta studentë jo vetëm të ndjeshëm ndaj fenomeve dhe çështjeve mjedisore që shoqërojnë zhvillimin social-ekonomik, por në rradhë të parë qytetarë të ndergjegjshëm për të kuptuar rolin e tyre në shoqëri dhe mundësinë që u jep e drejta për informin, pjësëmarrje në debate publike dhe më tej dhe në procesin e vendimmarrjes.
Ngritja e vetëdijes dhe njohurive të tyre për transparencën publike dhe pjesëmarrjen e publikut në konsultimete projekteve të ndryshme duke reklamuar takimet dhe mundësitë e diskutimit ndërmjet autoriteteve publike, investitorëve dhe komunitetit, ishte tema kryesore e takimeve informuese që ekipi i projektit CO-SEED në Shqipëri ka organizuar për studentët gjatë periudhës 4 – 11 qershor 2018. Ekipi i projektit CO-SEED në Shqipëri zhvilloi këto takime për t’i bërë pjesë në procesin e informimit, diskutimit dhe vendimmarrjes së komunitetit në zhvillimin e projekteve të ndryshme që kanë ndikim në mjedis duke iu ofruar jo vetëm një bashkëbisedim për njohjen e koncepteve të VNM dhe VSM dhe proceseve të zhvillimit të tyre, por dhe mjetet me të cilat mund të konsultohet dhe vlerësojë cilësinë e studimeve të VNM apo VSM dhe të procesit të konsultimit për to.
Gjatë takimeve, studentët u informuan mbi të drejtën e pjesëmarrjes së publikut për t’u bërë pjesë aktive në planifikimin dhe zhvillimin e projekteve dhe krijimin e një mediumi ku publiku mund të gjejë mënyrat e tij të informimit dhe komunikimit për t'u angazhuar gjatë proceseve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Ekipi i projektit krijoi mundësinë e informimit të pjesëmarrësve mbi çështjet se çfarë janë VNM dhe VSM, cilët janë autoritetet publike përgjegjëse për to dhe cilat janë detyrimet e kuadrit ligjor dhe institucional për të angazhuar publikun në këto procese, si mund të përdoren mjetet e informimit për të rritur interesin e publikut për pjesëmarrje, si dhe cfarë i ofrohet publikut/komunitetit për të kuptuar se si është realizuar një studim VNM ose VSM. OSHC-të iu dhanë pjesëmarrësve shembuj nga puna e tyre gjatë zhvillimit të projektit duke ofruar gjetjet dhe rekomandimet e tyre për mangësitë e kuadrit ligjor institucional, shmangien nga procedurat e përshkruara në kuadrin ligjor, si dhe mënyrën jokorrekte të komunikimit të institucioneve përgjegjëse me publikun.
Të gjithë studentët pjesëmarrës shprehën interesimin për temën dhe bënë një diskutim produktiv për angazhimin e tyre në proceset e konsultimeve/dëgjesave publike për studimet e VNM apo VSM të hartuara për projekte të ndryshme zhvillimore. Ata kërkuan detaje nga procesi i informimit dhe kuadrit ligjor që i detyron/fton publikun në këtë proces dhe shprehën qëndrimin e tyre për rastet e prezantuara.
Në fund të takimeve, ekipi i projektit prezantoi manualin mbi praktikat më të mira globale për bashkëpunim të suksesshëm midis organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve publike dhe kompanive private në vendimmarrjen për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe vlerësimet strategjike mjedisore.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.co-seed.eu