Procedura e VNM / VSM në një tryezë të rrumbullakët me median

Procedura e VNM / VSM në një tryezë të rrumbullakët me median

Trajnim dhe bashkëbisedim me mediat - “Procedurat e VNM/VSM – analiza, rekomandimet dhe shembujt më të mirë të zbatimit të tyre”

Tiranë, 13.06.2018 – Zhvillimi social-ekonomik i vendit kërkon në mënyrë të vazhdueshme të zhvillosh projekte në shërbim të komunitetit, si dhe të krijosh lehtësira në marrjen e këtyre shërbimeve. Të dizenjosh një projekt është punë e arkitektëve, inxhinierëve apo projektuesve. Ta zbatosh atë kërkohet të marrësh në konsideratë ku dhe si do të përdorësh burimet për të. Por çështjet mjedisore shoqërojnë projekte të ndryshme dhe janë një nga pjesët më të rëndësishme të procesit të zbatimit të projektit. Kjo kërkon që patjetër të përdorësh burimet natyrorë në mënyrë të qëndrueshme dhe me sa më pak veprime tjetërsuese, shkatërruese apo ndotëse. Për këtë është shumë e rëndësishme që të marren parasysh gjatë zhvillimit të projektit të gjitha ndikimet negative të projektit mbi mjedis dhe mbi këtë evidentim të bëhet një plan i mirëdetajuar për masate zbutjes për zvogëlimin ose shmangien e ndikimit negativ në mjedis. Nga praktikat e deritanishme, projektet kohë pas kohe nuk llogarisin saktë ndikimet e tyre dhe nuk përfshijnë masat për zbutjen / shmangien e ndikimeve të tyre. Ky proces është ballafaquar me reagimin e komunitetit për të protestuar ose kundërshtuar projektet dhe kërkesat e komunitetit për të marrë pjesë në konsultimet / diskutimet publike dhe më tej në procesin e vendimmarrjes për këto projekte.

Ngritja e vetëdijes dhe njohurive të tyre për transparencën publike dhe pjesëmarrjen e publikut në konsultimete projekteve të ndryshme dhe rolin e medias në këto aktivitete duke reklamuar takimet dhe mundësitë e diskutimit ndërmjet autoriteteve publike, investitorëve dhe komunitetit, ishte tema kryesore e sesionit të trajnimit që ekipi i projektit CO-SEED në Shqipëri ka organizuar për dhe me përfaqësuesit e medias në mjediset e Hotel Mondial në datën 13.06.2018. Ekipi i projektit CO-SEED në Shqipëri, i përbërë nga INCA dhe dy organizatat e shoqërisë civile Milieukontakt dhe Qendra EDEN, që kanë fituar grante nga projekti CO-SEED, zhvilloi këtë trajnim për të krijuar një urë komunikimi dhe angazhuar mediat në procesin e informimit, diskutimit dhe vendimmarrjes së komunitetit në zhvillimin e projekteve të ndryshme që kanë ndikim në mjedis duke iu ofruar jo vetëm një bashkëbisedim për njohjen e koncepteve të VNM dhe VSM dhe proceseve të zhvillimit të tyre, por dhe mjetet me të cilat mund të konsultohet dhe vlerësojë colësinë e studimeve të VNM apo VSM dhe të procesit të konsultimit për to.

Trajnimi i përqendruar në rëndësinë e gazetarëve dhe medias - vizuale dhe të shkruara - në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për të marrë pjesë aktive në planifikimin dhe zhvillimin e projekteve dhe krijimin e një mediumi ku publiku mund të gjejë mënyrat e tij tëinformimit dhe komunikimit për t'u angazhuar gjatë proceseve tëVlerësimit të Ndikimit nëMjedisdhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, krijoi mundësinë e informimit të pjesëmarrësve mbi çështjet se çfarë janë VNM dhe VSM, cilët janë autoritetet publike përgjegjëse për to dhe cilat janë detyrimet e kuadrit ligjor dhe institucional për të angazhuar publikun në këto procese, si mund të përdoren mjetet e informimit për të rritur interesin e publikut për pjesëmarrje, si dhe cfarë i ofrohet gazetarëve për të kuptuar se si është realizuar një studim VNM ose VSM, dhe cfarë mund të relatojnë ata nëpërmjet artikujve dhe kronikave që ata përgatisin për këtë proces. OSHC-të iu dhanë pjesëmarrësve shembuj nga puna e tyre gjatë zhvillimit të projektit duke ofruar gjetjet dhe rekomandimet e tyre për mangësitë e kuadrit ligjor institucional, shmangien nga procedurat e përshkruara në kuadrin ligjor, si dhe mënyrën jokorrekte të komunikimit të institucioneve përgjegjëse me publikun.

Të gjithë gazetarët shprehën interesimin për temën dhe bënë një diskutim produktiv për angazhimin e medias për prezantimin e çështjeve të mjedisit në edicionet e tyre, gazetat apo mediat sociale. Ata kërkuan detaje nga procesi i informimit dhe kuadrit ligjor që i detyron/ fton mediat në këtë proces dhe shprehën qëndrimin e tyre për rastet e prezantuara.

Në fund të trajnimit, ekipi i projektit prezantoi manualin mbi praktikat më të mira globale për bashkëpunim të suksesshëm midis organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve publike dhe kompanive private në vendimmarrjen për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe vlerësimet strategjike mjedisore.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.co-seed.eu

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: