Categoria principale: INCA
Visite: 1253
Takim Bashkëpunues i Aktorëve Kombëtarë në Kuadër të Nismës Rajonale GEO-CRADLE
- Broshura PDF: Shiko dokumentinShiko dokumentin
Tiranë - 19 Dhjetor 2018 - Takim Bashkëpunues i Aktorëve Kombëtarë në Kuadër të Nismës Rajonale, GEO-CRADLE
Në kuadër të projektit GEO-CRADLE, i financuar nga Programi HORIZON 2020 i Bashkimit Evropian, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me Autoritetin Shtetëror të Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), organizuan takimin me aktorët kombëtarë institucionalë, biznese dhe akademike, për angazhimin e tyre në nismat rajonale për vëzhgimin dhe monitorimin e Tokës.
GEO-CRADLE synon të jetë një konsorcium rajonal që mbledh së bashku institutet kërkimore me famë, autoritetet publike, SME-të e specializuara dhe shoqata lider ndërkombëtare, duke kombinuar një shkallë të gjerë të ekspertizës në monitorimin e mjedisit të planetit përmes një ansambli të teknologjive të ndryshme të EO (p.sh. remote sensing, insitu, sinergjisë së modeleve të avancuara) në fushat e Ndryshimeve Klimatike, Aksesit në Materialet e Lëndëve të Para, Sigurisë Ushqimore dhe Energjisë.Takimi ka për qëllim prezantimin e arritjeve të kësaj nisme rajonale që koordinohet nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA), duke synuar mundësinë e përdorimit të rrjetit kombëtar të aktorëve kryesore që kanë në praktikën e tyre përdorimin e të dhënave VT, si dhe aplikimin e modeleve për vrojtimet dhe monitorimet e Tokës. Ky rrjet është pjesë e rrjetit rajonal dhe orientohet në përdorimin dhe shkëmbimin e të dhënave dhe eksperiencave në fushat Ndryshimeve Klimatike, Aksesit në Materialet e Lëndët e Para, Sigurisë Ushqimore dhe Energjisë. GEO-CRADLE u jep mundësinë aktorëve të përfshirë të identifikojnë kapacitetet dhe nevojat dhe të përfshihen në bashkëpunime rajonale dhe më gjerë në zbatim të modeleve GEOSS dhe COPERNICUS.Pjesë e kësaj nismë është edhe nominimi i ASIG si pikë fokale e programit GEO për Shqipërinë, për të krijuar mundësinë e informimit, aksesit dhe bashkëpunimeve përmes këtij programi me bashkëpunëtorë në rajonin e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.