Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura
- Broshura PDF: Shiko dokumentin
Dhjetor 2018 - Në kuadër të projektit ACAP, edhe gjatë muajit Dhjetor kanë vazhduar orët e hapura informative në shkollat e qarkut të Vlorës dhe Përmetit.
Në klasën e 6-të në shkollën "Hasan Mëhilli" të Dukati me mësuese Elvira Kola orët e hapura informative u lidhen me javën e fundit të Nëntorit e cila lidhej me javën e mbetjeve, ku nxënësit prezantuan punët e tyre të përfunduara gjatë asaj jave, të realizuara me mbetje të riciklueshme, duke nxitur ripërdorimin e tyre. Gjatë kësaj ore nxënësit së bashku realizuan një pemë duke përdorur lapsat me ngjyra dhe gjethet e pemëve.
Realizimi i orëve të hapura, me fokus mjedisin dhe zonat e mbrojtura, duke trajtuar tema të ndryshme që vetë natyra ka në vetvete, rrit ndërgjegjësimin e nxënësve mbi mjedisin ku ata jetojnë e mësojnë.
Në shkollën “Lef Sallata” në Vlorë me mësues përgjegjës Edlira Aliaj dhe “Nikolla Xhuveli” në Nartë, me mësuese përgjegjëse Valentina Thanasi, Angjelina Pata, Adriana Tare. Gjatë këtyre orëve të hapura, në praninë eksperteve te INCA dhe përfaqësuesve të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë, nxënësit u informuan me zonat e mbrojtura që ata kanë përreth dhe rëndësinë e tyre. Duke u njohur më nga afër me punën që po bëhet sot për mjedisin, dëshira e tyre për tu bërë pjesë e aktiviteteve monitoruese dhe vëzhguese ishte shumë e madhe dhe përfshirja e tyre në të ardhmen sa më shumë në cështjet e mjedisit sjell rritjen e vëmendjes së fëmijve për natyrën dhe më pas ata të jenë zëri ynë për ta mbrojtur atë.
Në shkollën "Pilo Prifti" Novoselë, u realizua një orë e hapur informative me nxënësit e klasës së IV, me mësuese përgjegjëse Selvie Lepuri, me qëllim zbukurimin e klasës dhe shkollë për festat e fundvitit duke përdorur objekte të riciklueshme.
Po ashtu, përgatitja e kartolinave për urime nga vetë nxënësit rrit te ata imagjinatën për të punuar sa më bukur me çdo element të cilin ata nuk e përdornin më dhe e vënë sërisht në funksion. Në këtë mënyrë ata, nëpërmjet ripërdorimit, po japin ndihmën e tyre në mbrojtjen e mjedisit.
Edhe në shkollën 9-vjeçare Meleq Gosnishti të Permetit, në klasen e 3a dhe të 3b u organizuan orë të hapura informative me nxënës dhe prindër mbi mbrojtjen e mjedisit dhe zonat e mbrojtura në veçanti.
Gjithashtu orë të hapura informative dhe vepruese janë organizuar edhe në shkollëat "Hasan Mëhilli" Dukat, me mësuese përgjegjëse Çeljeta Mehillaj dhe Silvana Mersala, në shkollën "Balil Pelari" Orikum, me mësuese përgjegjëse Edlira Kola, ku nxënësit realizojnë zbukurimet e shkollës për Vitin e Ri me materiale të riciklueshme me temë "Zbukurojmë ambientin ku mësojmë dhe jetojmë duke përdorur materiale të riciklueshme". Po në këtë shkollë, me klasën e 3 dhe të 7, me mësuese përgjegjëse Najada Zotaj dhe Tatjana Hoxhaj. Tema e trajtuar ishte “Mjedisi im”, ku nxënësit folën rreth të mbrojturit të naturës ku klasat e treta e ilustruan edhe me vizatime për natyrën dhe klasat e 7 dhe 8 me mbjelljen e 4 pemëve në oborrin e shkollës.
Në shkollën "Nikolla Xhuveli", Nartë me pjesëmarrjen jo vetëm të nxënësve dhe mësueseve përgjegjëse, por edhe të prindërve të tyre të cilët ju bashkuan kësaj dite që fëmijët ja kishin kushtuar mjedisit jo vetëm me vizatime të përgatitura prej tyre, por edhe poezi dhe shprehje për mjedisin dhe duke e tejçuar mesazhin e tyre duke ndërtuar objekte nëpërmjet materialeve të riciklueshme.
Në shkollën “Lef Sallata”, ora e hapur iu kushtua zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, e kategorisë “Peisazh i mbrojtur”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja më nga afër e natyrës, duke njohur së pari ato zona me vlera të larta të biodiversitetit. Duke qenë më afër me natyrën nxënësit e klasës së pestë, arrijnë të kuptojnë më mirë gjërat të cilat thjesht i kanë dëgjuar ose jo. Kjo nxit te ata imagjinatën dhe dëshirën për ta mbrojtur dhe për t’u treguar eksperiencën e tyre shokëve, të afërmve dhe të tjerëve duke qenë në këtë mënyrë zëri jonë.
Gjatë kësaj ekspedite duke vepruar si junior Ranger, u realizuan disa aktivitete si: pastrimi i plazhit, intervietat me peshkatarë, vrapues dhe banues të asaj zone, ndarja e fletëpalosjeve të punuara më parë nga nxënësit, mbjellja e pemëve dhe birësimi i tyre, njohja me zonën ku përfaqësues të zonave të mbrojtura shpjeguan dhe drejtuan fëmijët në të gjithë zonën duke ndjekur në këtë mënyrë punën që ata vetë bëjnë. Përveç rëndësisë që ka si zonë, interes të veçantë shprehën për kundrimin e kafshëve dhe bimëve ku u ndanë në grupe të ndryshme ( grupi i shpendëve amfibëve dhe peshqve) dhe në fund secili prezantoi një përmbledhje duke informuar njëri tjetrin.
Aktiviteti u mbyll me recitime, aktrime dhe gjëegjëza për natyrën dhe kafshët, që mbeten gjithmonë frymëzuese për çdo libër.