Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura

Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura

Nëntor 2018 - Në kuadër të projektit “Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura- A.C.A.P.”, INCA vazhdon fushatën ndërgjegjësuese dhe edukuese e titulluar “Thirrje shkollave për veprim”, me mësueset dhe nxënësit e shkollave dhe komunitetin pranë zonave të mbrojtura.

- Këtë muaj INCA ka udhëtuar drejt qytetit të Vlorës dhe atij të Beratit ku janë përzgjedhur përkatësisht zonat e Parkut Kombëtar “Llogorai”, Peisazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit“.

Qëllimi i kësaj fushate është të përmirësojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor mbi mbrojtjen e zonave të ndjeshme natyrore dhe të inkurajojë perceptimin dhe sjelljen ndaj natyrës si dhe të nxisë frymëzimin për aksione me fokus ruajtjen dhe promovimin e natyrës.

Fushata ndërgjegjësuese “Thirrje shkollave për veprim”, zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA),  stafet e AdRZM-ve të Vlorës dhe Beratit në bashkëpunim me organizatën italiane COSV.

Në këtë kuadër u zhvilluan trajnime me mësueset e shkollave 9-vjeçare (mësues të ciklit fillor si dhe mësues të lëndës gjeografi dhe biologji në klasat e nivelit 5-9) pranë zonave pilote që merren në konsideratë nga ky projekt.

Trajnimit u zhvillua nga ekspertë të IZHA, ekspertë të AKZM, INCA dhe COSV bazuar në modelet e edukimit mbi riciklimin si dhe interpretimin e vlerave të Zonave të Mbrojtura dhe mundësitë për ti shfrytëzuar ato si një laborator i hapur në natyrë në shërbim të kurikulave aktuale mësimore.

Ky projekti mbështetet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

- Gjithashtu në këtë kuadër kanë filluar dhe po vazhdojnë edhe orët e hapura informative në shkollat e zonave pilote si në shkollën "Pilo Prifti" të Novoselës, në shkollën "Balil Pelari" të Orikumit, në shkollat "Nonda Bulka" dhe "Meleq Gosnishti" të Përmetit.

Gjatë këtyre orëve dedikuar mjedisit, me fokus zonat e mbrojtura, mësues dhe specialistë të INCA, përfaqësues të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës dhe Gjirokastrës, bashkëbiseduan me nxënësit mbi natyrën dhe zonat e mbrojtura kurse përfaqësuesit e AdRZM-ve i informuan mbi punën që administratat realizojnë për mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, veçanërisht zonave që ata kanë pranë.

Po ashtu, nxënësve ju ofrua edhe mundësia e pjesēmarrjes në programim "Junior Ranger", ku ata të marrin pjesë edhe në terren duke vepruar si të ishin ranger të zonave të mbrojtura.

- Klasa e V-të e shkollës "Nonda Bulka", Përmet së bashku me mesuese Leonora Meraj, zhvilluan dy orë të hapura në natyrë me temë ndotja dhe prandalimi i mbetejeve si dhe shërbimet turistike dhe mjedisi.

Gjatë këtyre orëve dedikuar mjedisit, nxënësit u aktivizuan në pastrimin e territorit të ndotur pranë fshatit Dishnicë duke dhënë mesazhin për një menaxhim më të mirë të mbetjeve urbane si dhe për të ndërgjegjësuar sa më shumë banorët dhe femijët e zonës për ta mbajtur sa më pastër territorin e tyre. 
Një tjetër aktivitet i nxënësve, ishte vizita pranë operatorit turistik Ferma "Grand Albanik", Ballaban, Përmet. Nxënësit intervistuan pronarin dhe menaxherin e fermës me qëllim vlerësimin se sa eko-miqësor me mjedisin ishte aktiviteti që ushtronte ferma. Fëmijet kishin përgatitur më parë në klasë një pyetësor sëbashku me mësuesen dhe në bazë të tij ndërtuan bashkëbisedimin me punonjësit e fermës. 
Në përfundim të aktiviteteve ata sollën në klasë rrezultatet e mbledhura dhe i analizuan ato të gjithë sëbashku.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: