Categoria principale: INCA
Visite: 994
Nga Malet në Det
07 Shkurt 2020 - Vlorë - Në kuadër të projektit “NGA MALET NË DET” mbështetur nga CEPF, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri - INCA, organizoi trajnimin për OSHC dhe komunitetin mbi “Advokim për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrje”
Projekti ka për qëllim të nxisë dhe të mundësojë një mjedis aktiv për shoqërinë civile dhe komunitetin, si dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të ndryshëm të komunitetit për të qenë aktorë të pavarur efikas dhe të përgjegjshëm, për të rritur kapacitetin e tyre për të pasur dialog me qeverisjen qendrore që ndikon në proceset e politikave dhe ato vendimmarrëse dhe për t’i bërë institucionalisht të përgjegjshme për performancën e tyre ndaj qytetarëve dhe shoqërisë në shkallë të gjerë.
Trajnimi do të shërbejë edhe si një tryezë komunikimi me bashkëpunëtorët dhe OJF-të lokale për të diskutuar rreth zbatimit të aktiviteteve të projektit duke synuar rritjen e prezencës aktive dhe fuqizimin e aftësive të OShC-ve, aktorëve lokalë në zbatimin e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura. Duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet OShC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave, synohet rrjetëzimi dhe ndërtimi i partneritetit mes tyre, në krijimin e një programi pune afatgjatë me fokus përmirësimin e zbatimit të planeve të menaxhimit të zonave të mbrojtura pjesë e punës së projektit. Projekti është mbështetur në dokumentet kryesore të punës së menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe konkretisht në planet e menaxhimit të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervatit Natyror i Menaxhuar i Karaburunit dhe Parkut Kombëtar Detar i Karaburun-Sazanit.
Formësimi i një mesazhi bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikëbërësit, subjektet dhe komunitetin është thelbësor, ndaj nxitja e procesit të advokimit për zbatimin e planeve të menaxhimit do të jetë pjesë e punës së përbashkët.