Categoria principale: INCA
Visite: 2721
Bujqësia dhe shërbimet e ekosistemit
Ekosistemet – elementë të gjallë që ndërveprojnë me njëri tjetrin dhe me mjedisin përreth tyre – sigurojnë një sërë përfitimesh apo shërbimesh. Shërbimet e ekosistemit janë moria e përfitimeve që natyra i jep njerëzimit. Biodiversiteti, d.m.th., larmia mes organizmave të gjalla, është thelbësor në funksionimin e ekositemeve dhe shërbimet që rrjedhin prej tyre.
Shërbimet e ekosistemit mundësojnë jetesën tonë në planet, p.sh., duke na siguruar ushqim të bollshëm e ujë të pastër, duke rregulluar klimën e ndaluar sëmundjet, duke mbështetur pjalmimin e bimëve dhe formimin e tokës, apo duke na dhënë eksperienca unike shpirtërore e kulturore. Edhe pse të vlerësuara në rreth 125 trilion dollarë, këto vlera nuk konsiderohen si duhet në politikat ekonomike, çka përkthehet në investime të pakta për ruajtjen dhe mirë administrimin e tyre.
Burimet natyrore dhe shërbimet e ekosistemit janë baza e të gjitha sistemeve bujqësore e ushqimore. Për të garantuar rrjedhjen e qëndrueshme të shërbimeve të ekosistemit është mëse e nevojshme që të ruhet biodiversiteti dhe të mbahen funksionet thelbësore të ekosistemeve.
Meqë bujqësia, blegtoria, pylltaria dhe peshkimi, të gjitha përfitojnë nga dhe influencojnë në shërbimet e ekosistemit, ndikimi është i dyanshëm. Ndikimi i bujqësisë, blegtorisë, pylltarisë e peshkimit në shërbimet e ekosistemit mund të jetë pozitiv dhe negativ, si për shembull:
Ndikime positive në shërbimet e ekosistemit
|
Ndikime negative në shërbimet e ekosistemit
|
Bujqësia siguron habitate për llojet e egra dhe krijon peizazhe estetike.
|
Pesticidet si dhe një trajtshmëria e peizazhit mund të ulë pjalmimin natyror
|
Pyjet ndihmojnë në ruatjen e shëndetit të ekosistemeve ujore dhe janë burim i qëndrueshëm për ujë të pastër
|
Shpyllëzimi apo menaxhimi i keq i pyjeve rrit mundësinë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.
|
Jashtëqitjet e bagëtive janë një burim i rëndësishëm lëndësh ushqyese, ndihmojnë shërndarjen e farave dhe ruajnë pjellorinë e tokës në zonat që kulloten.
|
Tepria e jashtëqitjeve të bagëtive dhe menaxhim i jo i mirë mund të çojë në ndotje të ujërave dhe kërcënon biodiversitetin ujor.
|
Akuakultura e qëndrueshmë dhe e integruar mund të përmimrësojë funksionimin e pyjeve bregdetare dhe mbrojtjen nga përmbytjet.
|
Mbi peshimi ka ndikim shkatërrues në komunitetet detare pasi destabilizon zinxhirin ushqimor dhe shkatërron habitatet natyrore të shumë llojeve ujore.
|
A e dini se?
Ka më shumë organizma të gjallë në një lugë dhe nga sa ka njerëz në tokë
Një në tre kafshata ushqim që ne hamë vjen nga pjalmuesit
Varietetet lokale të produkteve ushqimore mund të kenë deri 1000 herë më shumë vlerë ushqyese se varietetet e zakonshme
Në 2014, shërbimet e ekosistemit janë vlerësuar në rreth 125 trilion dollar
Jetesa e 10-12% të popullsisë në botë varet nga peshkimi dhe akuakultura