Categoria principale: INCA
Visite: 1090
Nëse dimë më shumë, mbrojmë më mirë!
Për studentët e Universitetit të Vlorës të degës biologji dhe stafit akademik te Universitetit të Vlorës dhe eskperteve lokalë në Gjirin e Vlorës Projekti “Nga mali në Det” i financuar nga CEPF organizoi trajnimin “Takim shkencor për masat mbrojtëse të specieve endemike në Gjirin e Vlores”. Speciet endemike paraqesin interes të veçantë jo vetëm për studiuesit e zonës ku ato shfaqen por dhe për ekspertizën biologjike që ka interes të njohjes së specieve, vendndodhjes së tyre, mënyrës së jetesës dhe për më tepër si mund të ruhen nga ndikimet e mjedisit përreth dhe presioneve natyrore dhe njerëzore.
Projekti nëpërmjet Aktiviteteve të ndërmarra gjatë zbatimit të tij do të përmirësojnë statusin e ruajtjes së disa prej këtyre specieve, siç janë renditur më poshtë. Për më tepër, ky projekt do të përmirësojë njohuritë mbi shpërndarjen, kërcënimet dhe nevojat e ruajtjes për këto specie dhe mbase dhe të tjera që ende nuk janë identifikuar nga komuniteti shkencor.
Lista e specieve të konsideruara në këtë projekt është:
- Chondrula lugorensis: kjo specie njihet nga një gamë relativisht e ngushtë në rajonin bregdetar të Shqipërisë së Jugut. Përveç lokalitetit të tij (kalimi Llogara), dy lokacione të tjera u botuan kohët e fundit nga Fehér dhe Erőss (2009); 2 km në perëndim të Majës së Qorrës (1840 m asl.) 1 km SE në Maja e Klogjurit (1779 m asl.). Këto regjistrime të reja zgjeruan gamën e njohur të specieve në lindje dhe në të njëjtën kohë sugjerojnë që zona e banimit (AOO), shtrirja e shfaqjes (EOO) dhe numri i lokacioneve janë ende nënvlerësuar. Nën-popullsitë lokale mund të kërcënohen nga shkatërrimi i plotë ose i rëndë i bimësisë (shpyllëzimi i ndjekur nga erozioni, zjarri, etj.).
- Hypericum haplophylloides dhe Sesleria albanica, informacioni është i pakët në lidhje me këto dy specie.
Njohuritë mbi shpërndarjen e këtyre specieve janë të kufizuara. Ruajtja e këtyre llojeve të bimëve të rëndësishme dhe endemike kërkon sjellje dhe kontroll më të përgjegjshëm të njeriut mbi aktivitete të tilla si kullotja dhe zjarre ose/dhe hyrje turistike në disa zona të ndjeshme të rëndësishme për mbijetesën e këtyre specieve.
Trajnimi shërben si bazë e ngritjes së njohurive të studentëve të biologjisë mbi rëndësinë e specieve endemike dhe mënyrës së monitorimit të statusit të tyre. Gjithashtu pjesëmarrësit në këtë trajnim marrin njohuri mbi mënyrat e menaxhimit të ruajtjes dhe mbrojtjes së këtyre specieve me qëllim që të ndihmojnë në mënyrë aktive stafet menaxhuese të zonave të mbrojtura, ku këto specie gjenden dhe janë të mirënjohura. Projekti është mbështetur në dokumentet kryesore të punës së menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe kokretisht në planet e menaxhimit të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervatit Natyror i Menaxhuar i Karaburunit dhe Parkut Kombëtar Detar i Karaburun-Sazanit në prezantimin e planeve të menaxhimit të specieve, si dhe protokolleve të monitorimit.