Categoria principale: INCA
Visite: 479
Aktivitetet e projektit
Takimi hapjes së projektit “Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune - Vain - Tale"
Lezhë, dt.10.05.2019 - Në sallën e Bibliotekës së Bashkisë së Lezhës u zhvillua takimi hapjes së projektit ku morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Lezhë, drejtori i AdRZM Lezhë, z.Pjetër Toni dhe antarë të stafit të tij, përfaqësues nga Njësia Administrative Shëngjin, gazetarë, specialistë të mjedisit, etj. Aktiviteti u hap nga z.Zef Imeraj, drejtor ekzekutiv i KEL ndërsa në emër të INCA, përshëndeti pjesmarresit z.Nihat Dragoti, drejtor ekzekutiv i INCA.
Në ketë takim u bë prezantimi i të gjithë komponenteve të projektit nga eskpert i mjedisi z. Jak Gjini, duke i adresuar çështjet me aktoret kryesorë të përfshirë në zbatimin e tij si dhe përfituesve të tij me qëllim informimin, rikonfirmimi e sigurimin e mbështetjes gjatë zbatimit të tij.
Më pas takimi vazhdoi me pyetje e përgjigje që lidheshin me sqarime teknike, organizative etj për garantimin e suksesit të aktiviteteve të projektit si p.sh. për rivitalizimin e lumit Drin, mbajtjen pastër të tij, bashkëpunimin me subjektet e peshkimit, menaxhimi i resurseve dhe aseteve të turizmit dhe marrdhëniet me ekostemin në tërsi si njësi ekologjike.
Ndërsa diskutimet u përqëndruan në synimet e projektit, duke identifikuar si produkt kryesor të tij informimin, ndërgjegjësimin e pjesmarrjen aktive të të gjithë aktoreve të interesuar në advokimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me mirëadministrimin dhe përdorimin e qëndrushëm të burimeve natyrore të ekosistemit KVT. Po kështu u qartësuan rrugët se si arrihen ndryshimet sipas objektivit, duke i dhënë rëndësinë e duhur punës në rrjet. Aktiviteti u mbyll me konkluzionet dhe planin e punës si dhe u karakterizu nga një frymë mirëkuptimi e besimi për zbatimin e të gjithë aktiviteteve të këtij projekti dhe inkurajoj sinergji për zhvillimin me sukses të të gjithe komponenteve të tij.
Projekti "Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune - Vain - Tale", zbatohet nga Klubi Ekologjik Lezhë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.
Ky publikim është prodhuar me asistencë të Komunitetit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.