Categoria principale: INCA
Visite: 526
Të Advokojmë për Ruajtjen dhe Promovimin e Natyrës Shqiptare
Formalizimi i Rrjetit Kombëtar “Të Advokojmë për Ruajtjen dhe Promovimin e Natyrës Shqiptare”
Tiranë, 29.09.2020 - Problemet kryesore në ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lidhen me legjislacionin e pamjaftueshëm, mungesën e respektit për sundimin dhe zbatim të dobët të ligjeve ekzistuese, përgjegjësia dhe transparenca minimale nga zyrtarët publikë dhe nivele të ulëta të profesionalizmit. Shpesh korrupsioni në sektorin e mjedisit shkaktohet edhe nga konfliktet midis interesave private, në të ardhura që mund të fitohen nga shfrytëzimi i burimeve mjedisore, dhe interesave publike për një mjedis të shëndetshëm, çka përkeqësohet me vendim-marrje jo transparente, që përjashton zërat e qytetarëve, duke çuar në zhvillime jo të qëndrueshme, që dëmtojnë mjedisin e burimet natyrore. Natyra Shqipëtare mbetet e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme, duke përfshirë prerjet e paligjshme, peshkimin, gjuetinë dhe turizmin e pakontrolluar dhe aktivitetet në rritje të rekreacionit; erozionin bregdetar, zjarret, ndotjet, urbanizimin, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme të menaxhimit në praktikë të territorit, natyrës, përdorimit të burimeve dhe peizazhit natyror.
Vlen të theksohet në këtë kuadër roli i OMShC-ve për t’u angazhuar e bashkëpunuar ngushtë për veprime të koordinuara e aksione të përbashkëta ndërgjegjësimi, për një zë më të fuqishëm e gjithë përfshirës, në çështjet që duan të advokojnë, lobojnë dhe që kërkojnë një reagim qytetar. Ato duhet të luajnë një rol aktiv dhe efektiv në planifikimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes së natyrës dhe angazhimin e palëve të tjera të interesit për vendimmarrje koherente. OMSHC-të, duhet të bashkojne forcat dhe formojnë një mesazh bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikë-bërësit, subjektet dhe komunitetin. Të bashkuara mund të përfitojnë, duke mësuar nga përvojat e të tjerëve edhe nga modelet që ndihmojnë të mendojmë dhe veprojmë në mënyrë strategjike. Rrjetëzimi i OMSHC-ve shërben si një mjet për të fuqizuar rolin dhe forcën e veprimeve të përbashkëta të OMShC-ve, si një element kyç i një shoqërie demokratike për të mundësuar një bashkëpunim dhe një dialog frytdhënës në procesin e advokimit për ruajtjen dhe promovimin e natyrës shqiptare.
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizon ceremoninë e formalizimit të rrjetit kombëtar “Të Advokojmë për Ruajtjen dhe Promovimin e Natyrës Shqiptare”.
Kjo ceremoni synon formalizimin e punës së bërë në kuadër të projektit, për të krijuar një rrjet kombëtar të organizatave mjedisore të shoqërisë civile, duke forcuar bashkëpunimin e tyre dhe ngritjen e kapaciteteve për të mbrojtur burimet natyrore dhe zbatuar praktikat evropiane më të mira, për të siguruar pjesëmarrjen publike përmes eksperiencave të shkëmbimit të informacionit. Roli kyesor i Rrjetit mbetet advokimi, lobimi dhe reagimi efektiv qytetar për ruajtjen dhe promovimin e natyrës Shqiptare.
Marrëveshja e bashkëpunimit që do të nënshkruhet midis organizateve të rrjetit do të ndihmojë për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal dhe qëndror, OMShC-ve dhe vetë komunitetit, për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.
Kjo marreveshje bën bashkë 5 rrjete kombëtare dhe lokale të përfqësuara nga organizatat e tyre lider, me konkretisht :
1. INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI (INCA) – përfaqësuese e rrjetit kombëtar “PËR MBROJTJEN E NATYRËS” (7 OMSHC)
2. HORIZONT EUROPIAN (HEU) – përfaqësuese e rrjetit lokal “VENDI YNË, E ARDHMJA E FËMIJËVE TANË” (5 OMSHC)
3. KLUBI EKOLOGJIK – LEZHË – përfaqësuese e rrjetit lokal “MBROJMË EKOSISTEMIN Kune-Vain-Tale” (6 OMSHC)
4. SHOQATA E BASHKUAR AGRO-MJEDISORE (AGRI-EN) – përfaqësuese e rrjetit lokal “SHEBENIKU” (5 OMSHC)
5. SHOQATA PËR RUAJTJEN DHE MBROJTJEN E MJEDISIT NATYROR (PPNE) – përfaqësuese e rrjetit lokal “RIVIERA BLU” (6 OMSHC)
Ky rrjet nuk do të kufizohet vetëm në pjesëmarrjen e organizatave të angazhuara në kuadër të projektit, por dhe të rrjeteve lokale të OMSHC-ve dhe të tjera të interesuara për t’u bërë pjesë e nismave advokuese për mbrojtjen dhe promovimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura.
Për informacione të mëtejshme:
Fjorlaba Begeja Menaxhere Projekti, INCA
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Shënim për botuesit:
INCA
Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tirane por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri.
IUCN
IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.