Ç’farë duhet të dini për advokacinë?

Ç’farë duhet të dini për advokacinë?

Ç’farë duhet të dini për advokacinë?
Advokimi është një strategji për të ndikuar në politikë-bërësit (p.sh. njerëzit me pushtet formal politik si anëtarë të parlamentit, zyrtarë qeveritarë, politikanë apo nëpunës publikë) për të bërë një ndryshim të politikave publike - përgatitjen dhe miratimin e ligjit, strategjisë, planit ose rendit të ditës; program ose kurs veprimi; shpërndarjen e burimeve apo ndryshimin institucional. Përpjekjet e advokatisë mund të realizohen përmes një sërë hapash të caktuar, duke përdorur strategji ose qasje të ndryshme.
Ky përkufizim shpreh një ide të rëndësishme, pasi advokimi nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin e politikës, por, gjithashtu, dhe para së gjithash, me ndikimin tek opinionit publik. Pra, advokimi është një proces i ndryshimit social që ndikon në qëndrimet, marrëdhëniet shoqërore dhe të pushtetit, i cili forcon shoqërinë civile dhe hap hapësirat demokratike. Për të përmbushur aspiratat e tij, advokimi kërkon koordinim të përpjekjeve, mendim strategjik, informacion, komunikim dhe mobilizim. Advokimi është një proces ose një veprim për të siguruar respektimin dhe efektivitetin e të drejtave të komuniteteve apo dhe individëve. Çdokush mund të fillojë një veprim advokatie, por sa më shumë të jetë i strukturuar dhe i organizuar, aq më i lartë është shansi i suksesit.
Advokimi:
  • është një strategji për të ndikuar në ndryshimin e politikave ose veprimeve;
  • realizohet me audiencën primare të vendimmarrësve;
  • përmban një proces të qëllimshëm të komunikimit bindës, që kërkon ndërtimin e mbështetjes prapa politikës së propozuar;
  • kryhet nga grupe të qytetarëve të organizuar.
Advokimi, në të gjitha format e tij, kërkon të sigurojë që komuniteti, veçanërisht ata që janë më të prekshëm, të jenë në gjendje që:
  • Të shprehin pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre.
  • T’u dëgjohet zëri për çështje që janë të rëndësishme për ta.
  • T’u mbrohet dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.
  • Të kenë qasjen e informacioneve dhe shërbimeve.
  • T’u merren parasysh pikëpamjet dhe dëshirat e tyre në vendimmarrjet që lidhen me jetesën e tyre.
  • Të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.
  • Të zbulojnë zgjedhjet dhe opsionet më të përshtatshme për arritjen e qëllimeve.
Në thelb, advokimi është “ushtrimi i presionit nga ana e qytetarëve përballë pushtetit të qeverisjes”. Advokimi është një mjet për pjesëmarrjen reale të qytetarëve në vendimmarrjet nga qeveria dhe organe të tjera të fuqishme. Në të njëjtën kohë, advokimi duhet të shkojë përtej angazhimit të “qytetarëve” për të angazhuar qytetarët dhe jo-qytetarët. Në këtë rast advokimi duhet të konsiderohet si: Akti i dhënies së mbështetjes për një politikë dhe bindjen e atyre që kanë fuqi për të vepruar në mbështetje të politikës, në nivel lokal dhe kombëtar.
Kur flasim për advokimin, pyetja më e shpeshtë nga OSHC-të ka të bëjë me përgatitjen dhe zbatimin e një procesi ose veprimi të suksesshëm advokimi. Është e dobishme të dimë, çfarë hapash do të ndërmarrim dhe çfarë duhet bërë për të arritur një ndryshim.
Është mirë të kuptohet se advokimi i qytetarëve zakonisht është një proces afatgjatë i cili ka logjikën e vet, përbëhet nga komponentë kryesorë dhe ndjek disa hapa ose faza. Këto faza mund të ndryshojnë në kohë dhe hapësirë, por është mirë të mbani mend se cilat janë gjërat kyçe për të identifikuar dhe punuar me të, kur jeni duke shkuar për të arritur një ndryshim.
Në rastin e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile, për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, advokimi synonë, drejtpërdrejtë dhe tërthorazi, të përfshijë vendimmarrësit dhe palët e tjera të interesit për të mbështetur e zbatuar veprime që kontribuojnë në përmbushjen e një kuadri politikë gjithëpërfshirës si dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të fushës së ruajtjes të natyrës.
Tipet e advokacisë
Për të qenë në gjendje të përqëndrohemi në drejtimin e duhur, është mirë të dimë të dallojmë midis disa llojeve të advokimit si:
Advokimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë
Advokimi i qytetarëve dhe vetë-advokimi
Advokimi i bazuar në të drejtat dhe advokimi i bazuar në fakte
Advokimi bashkëpunues ose i konfrontimit
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: