Ç’farë duhet të dini për lobimin?

Ç’farë duhet të dini për lobimin?

Ç’farë duhet të dini për lobimin?
Termi “Lobim” përshkruan përpjekjet e drejtpërdrejta për të ndikuar tek politikë bërësit, zyrtarët publikë apo vendimmarrësit e tjerë, përmes takimeve personale dhe bindjes. Me lobim nënkuptohet një grup i organizuar njerëzish apo/dhe oraganizatash që punojnë së bashku për të ndikuar ligjvënësit ose zyrtarët e tjerë publik në vendimet e qeverisë lidhur me një çështje të veçantë, në favor të një kauze specifike.
Kur filloni punën për një iniciativë të re avokuese, gjithmonë duhet të organizoni një takim me një person ose me institucionin. E rëndësishme është që në takim duhet të prezantoheni se kush jeni, çfarë bën organizata juaj dhe pse doni të organizoni një takim me vendimmarrësin. Kur kryeni negociata dhe paraqitni pikëpamjen duhet të jini tepër i qartë. Nëse dakordsohet takimi duhet të përgatiteni seriozizht dhe të kini një plan të hollësishëm. Ndërkohë mendoni për zgjedhjen e mjeteve të duhura për të arritur qëllimet, objektivat dhe si të mobilizoni përkrahësit dhe në të njëjtën kohë si të neutralizoni kundërshtarët.
Pra, lobimi është një strategji specifike e advokacisë për mbrojtjen e interesit publik apo privat, nëpërmjet ndryshimeve në legjislacion apo në problematika të tjera që prekin fushën e ruajtjes së natyrës. Lobimi përfshin komunikim të drejtpërdrejtë me vendimmarrësit dhe të tjerë që kanë ndikim mbi to. Lobimi ka të bëjë me edukimin dhe bindjen e tyre për të mbështetur dhe avancuar programin tuaj. Objektivat primare të lobimit janë njerëzit me fuqi për të ndikuar në një ndryshim të politikave në çështjen që kini marrë për shqyrtim.
Lobimi mund të ndodhë ose formalisht, përmes vizitave dhe informimeve të vendimmarrësve dhe të tjerëve, ose joformalisht, nëpërmjet bisedave në kohë, vende dhe rrethana më specifike në përshtatje me çështjen e advokim-lobimit. Që procesi i lobimit të jetë i suksesshëm duhet të zhvillohet mbi një program të mirë krijuar në kontekstin e çështjes dhe të rrethanave të veçanta.
Përvoja e disa OShC-ve ka qënë e përshtatshme, pasi kanë qenë në gjendje dhe kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme midis organizatave të rrjetit, duke ndikuar në njohjen dhe zbatimin e standarteve dhe të legjislacionit për ruajtjen e natyrës dhe të përdorimit të barazpeshuar të burimeve dhe vlerave natyrore. Po kështu edhe diskutimet kokë me kokë me vendimmarrësit për t'i influencuar ata për të ndryshuar politikën, praktikën ose sjelljen.
Lobimi përfshin kontaktimin e ligjvënësve dhe përpjekjet për t'i bindur ata për të mbështetur ose refuzuar një politikë. Nëse ju jeni një përbërës individual ose një grup advokimi, kur takoni përfaqësuesit me një përpjekje për të nxjerrë një ndryshim të politikave, ju jeni duke i lobuar ata.
Lobimi është një pjesë e rëndësishme e çdo grupi advokatie që kërkon të bëjë një ndryshim dhe përfshin influencimin e njerëzve në pushtet të cilët mund të ndikojnë në këto ndryshime. Ashtu si në çdo fazë të një fushate advokimi, edhe lobimi duhet të planifikohet në mënyrë strategjike për të ushtruar presionin e duhur ndaj përfaqësuesve tuaj dhe për të fituar një rezultat të favorshëm.
Llojet e Lobimit:
Lobimi i drejtpërdrejtë:Është një takim ballë për ballë, sepse ju mund të flisni drejtpërdrejt për çështjet që prekin interesat tuaja dhe politikat që mund të ndihmojnë më mirë këto situata. Megjithatë, që kjo të funksionojë, është e nevojshme që së pari të ndërtohet një marrëdhënie pune me ligjvënësin e veçantë.
Lobimi indirekt: Me këtë lloj lobimi u rritni ndërgjegjësimin për çështjet që grupi juaj i advokatisë dëshiron ta korrigjojë dhe pastaj e përdorin këtë si një kanal për të ndikuar në qëndrimin e ligjvënësve.
CILI ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS ADVOKIMIT DHE LOBIMIT?
Qëllimi i advokimit, lobimit dhe fushatës është i ngjashëm, por proceset janë të ndryshme.
Advokimi, është çdo plan që përpiqet të ndikojë në politikë-bërësit dhe palët e interesit përmes aktiviteteve të dizajnuara për të rritur vëmendjen e publikut.
Lobimi, është një lloj avokatie me qëllim të bindjes së qeverive dhe liderëve të saj për të marrë një qëndrim të veçantë rreth një legjislacioni të veçantë.
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: