Problematikat
- Veprimet që shkaktojnë dëmtime, degradim, fargmentim, varfërim dhe copëtim të habitateve, ekositemit dhe peizazhit, në një masë të konsiderueshme duke humbur edhe lloje të veçanta e të rëndësishme të florës dhe faunës.
- Cënim/Rënia e numrit të llojeve, të endemizmave apo të vlerave të larta, me interes për komunitetin evropian si dhe kërcënimit të statusit mbrojtës, erozion gjenetik apo dhe introduktim të llojeve të huaja.
- Mbishfrytëzimi dhe përdorimi i mekanizmave jo ligjor në zonat me burime të pasura natyrore ka sjellë zhdukjen e disa llojeve të bimëve, shpendëve, të peshkut apo dhe të habitateve e llojeve të rralla e të kërcënuara.
- Përndjekja e shpendëve dhe të kafshëve të egra, gjuetia, mbipeshkimi, peshkimi ilegal dhe përdorimi i mjeteve të ndaluara.
- Përmbytjet dhe erozioni i tokave bujqësore, detare-bregdetare, i brigjeve të lumenjëve, ka rrezikuar jo vetëm humbje të sipërfaqeve të tokës dhe pyjeve, por edhe humbje të trashëgimisë kulturore.
- Lumenjt, përrenjt dhe brigjet e tyre janë tejshfrytëzuar për marrje inertesh, ndërtime gjithfarëllojshme, duke shkaktuar denatyrim të shtretërve.
- Mungesa e parandalimit të veprimtarive të paligjshme; aktivitete të shfrenuara njerëzore dhe tejpopullim të zonave natyrore kanë cënuar shumë territore dhe lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.
- Urbanizimi, ndërtimi i infrastrukturës, ndërtimet pa leje, qendrat turistike, fshatrat, i fermave, plantacioneve, etj. të kësaj natyre që bëhen mbi peizazhet dhe zonat me vlera natyrore si dhe mbi botën e tyre të gjallë, nuk përfshijnë thjesht reduktimin e sipërfaqeve të disa formave të vegjetacionit dhe zgjerimin e disa të tjerave, por edhe fragmentizimin e vegjetacionit, për rrjedhojë përkeqësimin e cilësisë së ujërave dhe peizazheve.
- Mbetjet e ngurta, hedhja e inerteve, shtimi i ndotjes nga mbetjet urbane e rurale, duke shkatërruar ndotje të ekosistemeve tokësore dhe ujore. Mbetjet e ngurta të ndërtimeve vlerësohen ndotje kritike, duke krijuar vatra informale depozitimesh që kërkojnë investime të mëdha për heqjen dhe transportimin e tyre.
- Përdorimi dhe mostrajtimi i materialeve si kanaçe alumini, ambalazhe plastike, qelq, hekur, vajra lubrifikantë, pjesë elektronike, mungesa e landfilleve, etj.
- Shkarkimet e pa trajtuara kanë sjellë edhe rritjen e shkallës së eutrofikimit të ujërave. Tashmë, ndotjet e përqëndruara të ujërave të zeza janë faktor kërcënues dhe problem mjedisor shumë i mprehtë. Shkaku kryesor i eutrofikimit (në laguna), ndotjes së ujërave mbetet derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara dhe mungesa e ndërtimit të impianteve të përpunimit.
- Lëndët ndotëse janë faktorë me ndikim të madh në cilësinë e jetës biologjike dhe shëndetit të njeriut. Ndotjet më të mëdha vijnë dhe nga mbetjet urbane e rurale, pesticidet dhe perdorimi i plehrave nga bujqësia, nga derdhjet e hidrokarbureve apo dhe shkarkimet e anijeve.
- Menaxhimi joefektiv i aktiviteteve rekreative, mosmenaxhimi i vizitorëve dhe i mbeturinave të ngurta që ata prodhojnë. Turizmi i paorganizuar, zhvillimi i veprimtarive të mëdha sportive, argëtuese, çlodhëse, garat motorike të rrellit, etj.
- Zhvillimi i aktiviteteve të paligjshme kanë cënuar shumë territore e lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare. Praktikat e gabuara në mjaft raste kanë sjellë pasoja shpesh të pakthyeshme, pasi zinxhiri i jetës biologjike është i lidhur me sigurimin e cilësisë së jetës biologjike të ekosistemeve.
- Mos respektimi si dhe sa duhet i ligjit dhe problemet e pronësisë dhe të kthimit e kompesimit të pronave.
- Ndryshimet klimatike, rreziqet natyrore, përmbytjet, tërmetet, janë faktor kërcënues në nivel global, por dhe në nivel vendor për larminë biologjike. Në fushën e ndryshimeve klimatike, Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit, dhe është anëtare e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Në këtë kontekst, autoritetet qendrore dhe vendore luajnë rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kërcënimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, të cilat ende nuk kanë vëmendjen e duhur për t’iu paraprirë.
1 |
Urbanizimi, ndërtimet, infrastruktura betonizuese dhe turizmi masiv. |
2 |
Ndërhyrjet në sistemet e ligatinave dhe tokat e lagëta. |
3 |
Dëmtimi, modifikimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve. |
4 |
Erozioni tokësor, bregdetar, i brigjeve të lumenjëve dhe prurjet e larta të sedimenteve. |
5 |
Praktikat bujqësore intensive, përdorimi i pesticideve dhe i plehrave. |
6 |
Zjarret. |
7 |
Konfliktet dhe interesat midis individëve dhe grupeve të ndryshme të përdoruesve të burimeve natyrore. |
8 |
Praktikat e paqëndrueshme të peshkimit, akuakultura, bllokimi i rrugëve të migrimit. |
9 |
Ndotja e mjedisit, bregdetit, e ujërva nga mbetjet urbane e rurale dhe hedhja e inerteve. |
10 |
Mostrajtimi i ujërave të zeza dhe të përdorura, shkarkimet në lumenjë, përrenjë, laguna, kanale dhe pyje. |
11 |
Praktikat e dëmshme të përdorimit të kullotave dhe mbikullotja. |
12 |
Shqetësimi dhe gjuetia e faunës së egër. |
13 |
Prerja e pyjeve, marrja e gjethit, zvogëlimi i sipërfaqes dhe dëmtimi i monumenteve të natyrës. |
14 |
Ndikimet natyrore, rrëzimi i drurëve dhe përmbytjet. |
15 |
Ndërtimi i impianteve voltaike dhe të energjisë së erës. |