Problematikat

Problematikat

PROBLEMATIKA:
Procesi i identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, janë mbështetur edhe në dispozitat e ligjit nr. 81, datë 04.05.2017 “Për zonat e mbrojtura”, në lidhje me veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe që kërkojnë leje, sipas kategorive të zonave të mbrojtura, në dokumentet strategjike dhe politikat kombëtare, në raportet e gjendjes në mjedis, në raportet dhe monitorimet për ndikimet në ZMM dhe të bashkëbisedimeve me grupet e interesit. Veç kësaj për procesin e identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, u këshilluam edhe me planin e menaxhimit.
Të gjitha ndikimet e identifikuara janë shqetësime të banorëve dhe të përdoruesve të burrimeve natyrore, të administratave përkatëse, të cilët kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe miratimin e listës së impakteve. Varësisht nga rëndësia e problematikave të shtruara në bashkëbisedimet e hapura me grupet e interesit për të finalizuar listën e faktorëve të degradimit dhe të ndikimeve negative në territorin e parkut, konstatohet si më poshtë:
  • Veprimet që shkaktojnë dëmtime, degradim, fargmentim, varfërim dhe copëtim të habitateve, ekositemit dhe peizazhit, në një masë të konsiderueshme duke humbur edhe lloje të veçanta e të rëndësishme të florës dhe faunës.
  • Cënim/Rënia e numrit të llojeve, të endemizmave apo të vlerave të larta, me interes për komunitetin evropian si dhe kërcënimit të statusit mbrojtës, erozion gjenetik apo dhe introduktim të llojeve të huaja.
  • Përndjekja e shpendëve dhe të kafshëve të egra, gjuetia, mbipeshkimi, peshkimi ilegal dhe përdorimi i mjeteve të ndaluara.
  • Përmbytjet dhe erozioni i tokave bujqësore, bregdetare, i brigjeve të lumenjëve, kodrinor dhe malorka rrezikuar jo vetëm humbje të sipërfaqeve të tokës dhe pyjeve, por edhe humbje të trashëgimisë kulturore.
  • Lumenjt, përrenjt dhe brigjet e tyre janë tejshfrytëzuar për marrje inertesh, ndërtime gjithfarëllojshme, duke shkaktuar denatyrim të shtretërve.
  • Ndryshimet e rregjimit ujor, ndërtimet e HEC, devijimi i rrjedhjeve natyrale të ujërave nëpërmjet tubacioneve, kanaleve, pritave, etj. Hidrocentralet shkaktojnë pasoja, ndoshta të pakthyeshme për biodiversitetin, habitatet dhe peizazhin natyrore. Gjithashtu devijimi i rrjedhjeve natyrore të ujërave nëpërmjet tubacioneve, paksojnë sasinë e ujërave, shkaktojnë tharjen e trupave ujore dhe cënojnë nevojat e popullsisë për ujë dhe ujitje.
  • Guroret, minierat dhe gërmimet janë tej të dëmshme për ZMM e peizazhin, duke shkaktuar denatyrim të tyre.
  • Mungesa e parandalimit të veprimtarive të paligjshme; aktivitete të shfrenuara njerëzore dhe tejpopullim të zonave natyrore kanë cënuar shumë territore dhe lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.
  • Mbetjet e ngurta, hedhja e inerteve, shtimi i ndotjes nga mbetjet urbane e rurale, duke shkatërruar ndotje të ekosistemeve tokësore dhe ujore. Mbetjet e ngurta të ndërtimeve vlerësohen ndotje kritike, duke krijuar vatra informale depozitimesh që kërkojnë investime të mëdha për heqjen dhe transportimin e tyre.
  • Përdorimi dhe mostrajtimi i materialeve si kanaçe alumini, ambalazhe plastike, qelq, hekur, vajra lubrifikantë, pjesë elektronike, mungesa e landfilleve, etj.
  • Shkarkimet dhe ndotjet e përqëndruara të ujërave të zeza janë faktor kërcënues dhe problem mjedisor shumë i mprehtë si dhe mungesa e ndërtimit të impianteve të përpunimit.
  • Lëndët ndotëse janë faktorë me ndikim të madh në cilësinë e jetës biologjike dhe shëndetit të njeriut. Ndotjet më të mëdha vijnë dhe nga minierat, guroret, mbetjet urbane e rurale, pesticidet dhe perdorimi i plehrave nga bujqësia, etj.
  • Menaxhimi joefektiv i aktiviteteve rekreative, mosmenaxhimi i vizitorëve dhe i mbeturinave të ngurta që ata prodhojnë. Turizmi i paorganizuar, zhvillimi i veprimtarive të mëdha sportive, argëtuese, çlodhëse, garat motorike të rrellit, etj.
  • Mos respektimi si dhe sa duhet i ligjit dhe problemet e pronësisë dhe të kthimit e kompesimit të pronave.
  • Ndryshimet klimatike, rreziqet natyrore, ortekët, përmbytjet, rrëshitjet, tërmetet, janë faktor kërcënues në nivel global, por dhe në nivel vendor për larminë biologjike. Në këtë kontekst, autoritetet qendrore dhe vendore luajnë rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kërcënimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, të cilat ende nuk kanë vëmendjen e duhur për t’iu paraprirë.
Lista kryesore për Parkun Kombëtar “SHEBENIK-JABLLANICË”

1

HEC, cënimi dhe devijimi i rrjedhës natyrore të trupave ujore.

2

Minierat, Guroret, Gërrmimet, Prodhimi i inerteve dhe marrja e zhavorit.

3

Zjarret.

4

Dëmtimi, modifikimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve.

5

Prerja e pyjeve, marrja e gjethit, zvogëlimi i sipërfaqes.

6

Gjuetia dhe shqetësimi i faunës së egër.

7

Praktikat e dëmshme të përdorimit të kullotave dhe mbikullotja.

8

Praktikat e tejshfrytëzimit të burimeve natyrore.

9

Ndotja e mjedisit, e ujërave nga mbetjet urbane e rurale dhe hedhja e inerteve.

10

Mostrajtimi i ujërave të zeza dhe të përdorura, shkarkimet në lumenjë, përrenjë, kanale dhe pyje.

11

Konfliktet e interesi midis individëve, grupeve të ndryshme të përdoruesve të burimeve natyrore.

12

Erozioni tokësor, i brigjeve të lumenjëve dhe prurjet e larta të sedimenteve.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: