Mbrojtja Mjedisore Edukimi dhe Ndryshimi i Sjelljes ndaj Mjedisit

EP-EACH

36 Muaj
(data e fillimit 01/01/2025)

Image

Rreth Projektit

Fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile për të ndikuar efektivisht në ndërgjegjësimin dhe ndryshimin e sjelljes ndaj mjedisit për të garantuar ruajtjen e biodiversitetit dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky projekt zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me SHKPSH (Shoqata e Parqeve Kombëtare të Shqipërisë) dhe  partneritet me UNICEF, Zyra e UNICEF-it në Shqipëri

Kohëzgjatja: 36 Muaj (data e fillimit 01/01/2025)

Objektivi i përgjithshëm: Të forcojë rolin dhe kapacitetet e ECSO-ve në tre rajone (Kukës, Elbasan, Vlorë) për të ndikuar, rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetur ndryshimin e sjelljeve për të mbrojtur mjedisin, biodiversitetin dhe për t'u përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike.

Rezultati 1: OMSHC (Organizatat e Shoqërisë Civile të Angazhuara) të synuara në tre rajone forcojnë njohuritë, aftësitë dhe kapacitetet e tyre për të qenë të angazhuara në nismën mjedisore, në bashkëpunim me shkollat dhe komunitetin, ndërsa përmirësojnë aftësitë e tyre organizative dhe të rrjetëzimit.

·         Krijimi i rrjetit të OMSHC-ve për Edukimin Mjedisor Ky aktivitet do të ketë për qëllim marrjen në konsideratë të organizatave lokale dhe kombëtare për t'u përfshirë, angazhuar dhe organizuar në një Rrjet të OMSHC-ve për Edukimin Mjedisor.

·         Trajnimet dhe punëtoritë për ndërtimin e kapaciteteve për OMSHC-të në zonat pilot për të përmirësuar strukturën e tyre të brendshme organizative dhe aftësinë e tyre për të kryer veprime konkrete mjedisore

·         Takime rajonale të rrjetëzimit për të shkëmbyer përvoja dhe për të lehtësuar qasjen në informacion të OMSHC-ve

Rezultati 2: Mjete inovative dhe bazike për kompetencat kurrikulare dhe materialet mësimore për edukimin mjedisor përmirësohen, si dhe zbatohen përmes angazhimit konstruktiv të OMSHC-ve në mbështetjen për akreditimin e mësuesve.

·         Vlerësimi dhe rishikimi i objektivave kurrikulare që kanë të bëjnë me edukimin mjedisor;

·         Zhvillimi i kurrikulës së trajnimit dhe materialeve që kanë të bëjnë me edukimin mjedisor në shkolla, duke përfshirë të paktën një libër për mësuesit dhe fletë pune për fëmijët, në bashkëpunim me institucionet kombëtare të arsimit.

·         Realizimi i Trajnimit të Trajnerëve (ToT) me OMSHC-të dhe Mësuesit duke përdorur metodologjinë Fëmija për Fëmijën (Child-to-Child) dhe Shkolla e Gjelbër (Green School) në të tri zonat e synuara..

·         Kitet Mjedisore për Të Rinj (KMR).

·         Organizimi i aktiviteteve kluster (aktiviteteve të bazuara në shkollë), (klasave të hapura) për edukimin mjedisor me shkollat e përfshira në trajnim.

Rezultati 3: Programi që lidh shkollat, institucionet qeveritare dhe komunitetet për të mirën e mjedisit është krijuar dhe OMSHC-të e synuara angazhohen në veprime të përbashkëta OMSHC-shkollë-komunitet;

Aktivitetet            

·         Zhvillimi i një platforme bashkëpunimi ndërmjet shkollave lokale, autoriteteve lokale dhe OMSHC-ve për të promovuar përdorimin e shkollave si qendra ndërgjegjësimi dhe veprimi për adresimin e çështjeve mjedisore.

·         Zhvillimi dhe realizimi i trajnimeve dhe punëtorive për ndërtimin e kapaciteteve për OMSHC-të dhe autoritetet lokale/palët e interesuara mbi mënyrën e identifikimit dhe adresimin e çështjeve mjedisore.

·         Mbështetja e bashkive në rajonet e përzgjedhura për të zbatuar “Këshillin Lokal të Rinisë”, duke zbatuar mekanizma tërheqës për të rinjtë në procesin e mësimit përmes qasjes pjesëmarrëse në aktivitetet në terren.

·         Zhvillimi dhe zbatimi i një skeme grant për të mbështetur OMSHC-të lokale për të rritur kapacitetet dhe autonominë e tyre për t`u angazhuar në veprime të përbashkëta nga shkollat, nxënësit, komuniteti dhe qeveria lokale në adresimin e çështjeve mjedisore përkatëse.

Takime, aktivitete & trajnime

Rrjetëzimi i Biznesit dhe Mundësitë e Financimit të Gjelbër

27-11-2025

Rrjetëzimi i Biznesit dhe Mundësitë e Financimit të Gjelbër Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ishte pjesë e Evenimentit për Rrjetëzimin e Biznesit dhe Mundësitë e Financimit të Gjelbër të...

Lexo më shumë

Takimi Strategjik i Koordinimit për projektin EP-EACH

30-10-2025

Takimi Strategjik i Koordinimit për projektin EP-EACH Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë (SHKPSH) dhe me mbështetjen e Zyrës së UNICEF-it...

Lexo më shumë

Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve – Vlorë

24-10-2025

Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve – Vlorë  Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e rolit të shoqërisë civile në fushën e edukimit mjedisor, në Vlorë u...

Lexo më shumë

Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve – Kukës, 16 Korrik 2025

18-07-2025

Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve – Kukës, 16 Korrik 2025  Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e rolit të shoqërisë civile në fushën e edukimit mjedisor...

Lexo më shumë

Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve

10-07-2025

Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve – Librazhd, 9 Korrik 2025  Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e rolit të shoqërisë civile në fushën e edukimit mjedisor...

Lexo më shumë

Grante të Vogla

Informacioni do publikohet së shpejti

Botime

Image
Image

Kontakte

Email: info@inca-al.org
Tel: +355 42231437
Address: Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana

Sponsor & Partner

Bashkimi Europian
INCA
ShkPSH
UNICEF

Abonohu

Qëndro i azhornuar me të rejat e fundit rreth projektit

Statistika të projektit

Disa shifra rreth projektit(Informacioni do përditësohet së shpejti)

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania