Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve

Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve

🌱 Takim Konsultativ për Edukimin Mjedisor dhe Rrjetëzimin e OJF-ve – Librazhd, 9 Korrik 2025
 
Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e rolit të shoqërisë civile në fushën e edukimit mjedisor, sot në Librazhd u zhvillua një takim konsultativ me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OJF-ve dhe aktorëve lokalë.
🤝 Takimi synon krijimin e një rrjeti kombëtar të organizatave të shoqërisë civile, që do të bashkëpunojnë në mënyrë të qëndrueshme për promovimin e edukimit mjedisor në shkollat 9-vjeçare dhe në komunitetin më të gjerë në Shqipëri.
📚 Gjatë këtij dialogu u hodhën bazat për:
– Shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira
– Bashkëpunime afatgjata ndërmjet organizatave
– Hartimin e një kornize të përbashkët veprimi për përfshirjen aktive të OJF-ve në institucionet arsimore
🌍 Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Mbrojtja Mjedisore – Edukimi dhe Ndryshimi i Sjelljes ndaj Mjedisit (EP–EACH)”, të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, dhe të zbatuar nga INCA, në partneritet me Shoqatën Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë (SHKPSH) dhe UNICEF si partner i asociuar.
🟢 Një projekt që synon të fuqizojë komunitetet dhe institucionet arsimore për një arsimim më të gjelbër, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: