Zona e Mbrojtur Detare Porto Palermo
Himarë 30 Janar 2015
Në kuadër të projektit IPA Adriatic CBC EcoSea, Ministria e Mjedisit zhvilloi takimi i rrathës në Himarë me pjesëmarrjen e grupeve të interesit.
Gjatë këtij takimi dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, INCA prezantoi proçesin e studimit dhe shpalljes së zonës së Porto Palermos si Zonë e Mbrojtur Detare Bregdetare si dhe draft Planin e Menaxhimit të zonës që do të propozohet për tu miratuar nga institucionet vendimmarrëse përkatëse. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Himarë dhe komunave perreth, shoqata e peshkatarë, banorë të zonës, perfaqësues të shoqërisë civile etj.