Prezantohet Plani i Menaxhimit të ZMD Karaburun-Sazan
Vlorë 27 Janar 2015
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri prezantoi Planin Final të Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan.
Në takim merrnin pjesë anëtaret e Komitetit të Menaxhimit të ZMD Karaburun-Sazan, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, UNDP, Këshillit të Qarkut Vlorë, Bashkisë Orikum, OJF dhe aktore të tjerë lokal të interesuar për procesin. Plani i Menaxhimit të ZMD Karaburun-Sazan ka kaluar nëpërmjet një procesi të gjatë konsultimesh me aktorët e interesuar dhe publikun. Varianti final, i cili u aprovua nga Komiteti i Menaxhimit të ZMD Karaburun-Sazan, nëpërmjet UNDP do ti paraqitet Ministrisë së Mjedisit për të vazhduar proçeduarat për aprovimin final të tij.