Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Zhvillohet takimi i dytë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës

Gjirokastër, 21 Maj 2014

U zhvillua në Gjirokastër takimi i dytë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të organizatave partnere të rrjetit (INCA, Mbrojtja e Mjedisit-Kukës, Iliria-Tiranë, Miqësia-Ulëz, Adriatik-Vlorë, Clean&Green-Korçë, Çajupi-Gjirokastër). Ky takim kishte si qëllim kryesor diskutimin e aktiviteteve të organizatave të rrjetit për vitin 2014 dhe veçanërisht stategjinë e veprimit në rrjet për të rritur dukshmërinë e tij. Takimi sipas diskutimeve u nda në tri pjesë kryesore, në fillim diskutimi i ecurisë dhe aktivitetet për të ardhmen, vizibiliteti i rrjetit në aktivitet e çdo organizate si dhe themelimin e bashkëpunimeve me organizatat lokale dhe pse jo edhe ndertimin e rrjetve lokale. Një vend të rëndësishëm në takim zuri edhe diskutimi i çëstjes së  ndërtimit të faqeve zyrtare web të organizatave gj gjë që do të rriste me shumë dukshmërinë e rrjetit dhe çdo organizate.

Pas zhvillimit të takimit të Rrjetit dhe aktivitetit në Gjirokastër, Rrjeti u zhvendos në Janinë për të organizuar një takim me organizatat partnere në Greqi por edhe për të shijuar bukuritë natyrore të basenit të Lumit Vjosë. Në këtë mënyrë Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, ndërmorri edhe një hap tjetër të rëndësishëm me prioritet ndërkombëtar, atë të lëvizjes së OSHC kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë. Takimi u zhvillua në fshatin Vuvussa, ku rrjeti realizoi një takim me përfaqësuesin e Administratës së Parkut Pindos, me Kryeplakun e fshatit dhe pjesëtarë të tjerë të organizatave të shoqërisë civile, kryesisht Pindos Paravellis. Në diskutimet e lira doli në pah nevoja e koordinimit të punës midis organizatave të shoqërisë civile midis dy vendeve si edhe intesifikimi i punës për lobimit kundër ndërtimit të hidocentraleve në zonë e lumit Vjosës në të dy shtetet. Ky takim pati si qëllim kryesor ndarjen e shqetësimt nga ana Shqipëtare lidhur me këtë çështje dhe diskutimi i pasojave që vuan zona ku tashmë janë ndërtuar këto hidrocentrale në anën greke. Pala greke shprehu gadishmërinë e realizimit të një takimi dhe lobimi kundër kësaj çështje aktuale në Shqipëri me pjesëmarrjen e  një grupi më të gjerë aktorësh shqipëtar dhe grekë për të bashkuar zërin më fuqishëm kundër kësaj çështje. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: