Mision Monitorimi për Ekomuzeumin e Lumit Vjosa/Aoos
Përmet, 07 Maj 2014
Në kuadër të përfundimit të Projektit: “Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos, promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të basenit të Lumit Vjosa/Aoos” (VAEcoM), një Mision monitorimi me përfaqësues nga Ministria e Integrimit u organizua pranë Pikënisjes së Ekomuzeumit në Qendrën Multifunksionale në qytetin e Përmetit. Projekti është bashkëfinancuar nga fondet e Bashkimit Europian dhe fondet kombëtare të Shqipërise dhe Greqisë në kuadër të programit IPA ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2007-2013.
Misioni monitorues vizitoi nga afër Pikënisjen e Ekomuzeumin të Lumit Vjosa/Aoos i cili prej 25 Janarit 2014 i ka hapur dyert për të gjithë të interesuarit pranë Qendrës Multifonksionale të Bashkisë Përmet. Përfaqesuesit e Ministrise së Integrimit patën mundësine që përmes infrastruktures së ekomuzeumit të vizitojnë një faqe interneti në tre gjuhë të ekomuzeumit www.ecomuseum.eu ku gjen një informacion të pasur mbi projektin dhe zonën që ai mbulon si dhe informacione orientuese mbi ekomuzeumin nëpërmjet një turi virtual, sëbashku me një guidë informuese mbi rrugët tematike në Shqip, Greqisht dhe Anglisht.
Misioni monitories u takua me Kryetarin e Bashkisë Përmet Z. Gilber Jaçe si dhe me Zj. Ilda Nina punonjëse e bashkisë përgjegjëse për Qendrën e Informacionit Tuirsitk të Bashkisë Përmet, pjesë e punës së të cilës do të jetë edhe drejtimi dhe mirëmbajtja e Ekomuzeumit të Lumit Vjosa/Aoos ne të ardhmen.
Me pas Misioni organizoi një takim të ngushtë me stafin e projektit për të analizuar të gjithë aktivitetet e kryera në kuadër të projektit VAEcoM si dhe vështirësitë e ndeshura gjatë zbatimit. Misioni u informua se një rrjet i përbashkët ndërkufitar i operatorëve lokal në Shqipëri dhe Greqi do të menaxhojë Ekomuzeumin në të ardhmen. Pjesë e këtij rrjeti janë edhe vetë partnerët e projektit në të dy vendet. Për rrejtin në Shqipëri është hartuar edhe firmosur edhe një memorandum i veçante i cili ka përcaktuar strukturat dhe ka ndarë përgjegjësitë midis anetarëve. Rrjeti për Shqipërinë kryesohet nga Kryetari i Bashkisë Përmet dhe ka mbi 15 antarë.
Takimi u organizua në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë Përmet i cili në përfundim të takimit shprehu konsiderat e tij për punën bashkëpunuese të kryer nga projekti, falenderimin për inciativen e relizimit të kësaj nisme në Përmet duke sjellë një risi bashkëkohore në shërbim jo vetem të promovimit të vlerave të paçmuara natyrore dhe kulturore të zonës, por edhe të zhvillimit të turizmit në zonë.