Zhvillohet Kongresi i 3-të Ndërkombëtar i Zonave të Mbrojtura Detare
Nga data 21-25 Tetor 2013, në Marsejë (Francë) u zhvillua Kongresi 3të Ndërkombëtar i Zonave të Mbrojtura Detare (IMPAC3). Falë mbështetjes financiare të dhënë nga Qendra Rajonale e Aktiviteteve për Zonat Veçanërisht të Mbrojtura të Planit të Veprimit në Mesdhe (RAC/SPA, UNEP-MAP), 2 drejtuesit e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Dr. Zamir Dedej dhe Dr. Genti Kromidha, morën pjesë në këtë Kongres. Në këtë kuadër u përgatitën dhe u paraqiten dy postera me tituj “Plani Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare e Bregdetare (PSZMDB) në Shqipëri” dhe “Identifikimi i potencialeve ekoturistike në Parkun Detar Karaburun-Sazan dhe zonës përreth tij”. Përveç këtyre, Dr. Kromidha paraqiti eksperiencën e vendit tone në një prej workshopeve qe u mbajtën në këtë Kongres.
Gjithashtu gjatë ditëve të Kongresit u zhvilluan disa takime bilaterale për të parë mundësi të reja për bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta në fushën e biodiversitetit detar. Kështu u bisedua për vazhdimin e punës në shpalljen e zonës së dytë të mbrojtur detare me RAC/SPA-ne, për një vazhdim dhe koordinim të punës me WWF MedPO, për mundësi të reja me Fondacionin MAVA, për një bashkëpunim të mundshëm me Conservatoire du Littoral, u bisedua me përfaqësuesin e Fondit Francez për Mjedisin (FFEM) për një mbështetje të iniciativës së Princit të Monakos Alberti II në ngritjen e një Fondi për projektet në zonën detare, si edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Konventën e Specieve Migratore.