Njohuri Bazë mbi Zonat e Mbrojtura Detare
Në ambientet e Hotel Internacional në Vlorë, INCA zhvilloi Trainimin me temë “Njohuri Bazë mbi Zonat e Mbrojtura Detare”.
Ky trainim u zhvillua në kuadër të projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare (SEA-Med) – Shqipëri” dhe trajtoi çështje të ndryshme si planet e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare, rrjetet e ZMD-ve, objektivat dhe zonimin e tyre, grupet e interesit të cilat përfitojnë nga to etj. Trainimi u krye me trainues nga Instituti amerikan NOAA e WWF Italia si dhe lektorë dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të Zonave Mbrojtura Detare.
INCA në bashkëpunim me zyrën për Mesdheun të Fondit Botëror për Jetën e Egër (WWF MedPO), kanë filluar zbatimin e projektit “Mbështetje e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare – Projekti për Shqipërinë”, i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale “Sustainable Economic Activities in Mediterranean Marine Protected Areas” (SEA-Med) dhe qe zbatohet në 8 zona të mbrojtura detare të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë.