Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Lançohet Projekti “Efiçenca e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji në Korçë”

Në kuadër të projektit “Efiçenca e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji” në qytetin e Korçës, ditën e hënë me 28 Tetor në ambientet e këtij parku u organizua një ceremoni inauguruese. Në ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të Prefekturës dhe Bashkisë Korçë, përfaqësues të OJF-ve të qytetit të Korçës, nxënës të shkollave, etj.

Projekti “Efiçenca e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji”, i cili financohet nga GEF dhe Bashkia Korçë, ka për qëllim jo vetëm të kontribuojë për efikasitetin e energjisë në vend duke instaluar teknologjinë më të re, atë të përdorimit të llapave LED, por të sigurojë qasje të re, të krijojë një model për t'u ndjekur edhe për pjesë të tjera të ndriçimit publik. Përdorimi i llambave LED në ndriçimin publik është një mënyrë alternative që çon në reduktimin e konsumit të energjisë. Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, organizata zbatuese e projektit ne bashkëpunim me Bashkinë e Korçës do të bëjnë të mundur instalimin e 20 shtyllave se bashku me ndriçuesit ne një afat te shkurtër kohor.

Me anë të këtij projekti do të realizohet një investim direkt në përmirësimin e ndriçimit të parkut duke implementuar teknologjinë e re të instalimit të ndriçuesve LED. Zbatimi i një sistemi të ri ndriçimi në këtë park do të sigurojë një cilësi më të mirë dhe do të promovojë një mënyrë të re te mbrojtjes së natyrës me teknologji miqësore ndaj mjedisit. Llambat LED që do te përdoren në këtë projekt do të reduktojnë konsumin e energjisë dhe emisionet e CO2 në atmosferë duke krijuar një mjedis miqësor dhe më të shëndetshëm. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: