Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Fushatë informimi publik mbi ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri.

Fushatë informimi publik mbi ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri.

Përgjatë muajve Maj-Nëntor 2013 pesë OJF mjedisore në Shqipëri, EDEN, Ekolëvizja, INCA, PPNEA dhe Natyra Berat, me mbështetjen e WWF kanë përfunduar projektin me titull "Fushatë ndërgjegjësuese mbi ndërtimin e hidrocentraleve të planifikuara në lumin Devoll dhe Osum".

Qëllimi kryesor i projektit ishte që të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe aktorëve të tjerë rreth efekteve dëmtuese që mund të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve të shumta në Shqipëri. Një vend të veçantë zunë aktivitetet ndërgjegjësuese me komunitetin që jeton përreth Kanioneve të Osumit në Çorovodë me qëllim ruajtjen e vlerave të rralla natyrore të zonës qe janë të pa zëvendësueshme për vendin tonë si dhe realizimi i pyetësorëve në tre rrethe të ndryshme nëpër të cilët kalon lumi i Devollit mbi të cilin janë planifikuar tre hidrocentrale. Qëllimi i realizimit të këtyre pyetësorëve ishte gjetja e shkallës së përfshirjes së komunitetit në vendimmarrje për vepra të tilla në vendin ku ata jetojnë. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: