Shkollat e Gjelbërta
Në kuadër të projektit për Shkollat e Gjelbërta të programit të minigranteve mbështetur nga Kompania e telefonisë AMC si dhe UNICEF, në fillim të muajit Nëntor përfunduan zbatimin e tyre të gjithë miniprojektet e shpallur fitues.
Miniprojektet filluan me implementimin e tyre në muajin Maj 2013 dhe për një periudhe 6 mujore u realizuan të gjitha objektivat e vena për ketë qellim. Nga investimi i përbashkët mundësuar nga UNICEF dhe AMC, në ambientet e shkollave mësuesit fitues, në bashkëpunim me nxënësit e vetë shkollës, realizuan punë konkrete si; rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërta, pastrimi dhe rregullimi i oborrit të shkollës dhe ambienteve rreth tij, ngritje lulishtesh, vendosje stolash, zëvendësimi i tabelave ekzistuese me shkumës, realizimi i dramatizimeve dhe festimi i ditëve të shënuara të mjedisit, realizimi i pikturave murale etj.