Rritja Blu – drejt një Plani Veprimi për Strategjinë e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit
Në kuadër të projektit EUSAIR, në Belgjikë u zhvillua Seminari “Rritja Blu – drejt një Plani Veprimi për Strategjinë e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit”, e njohur me shkurtimin EUSAIR (European Union Strategy for Adriatic and Ionian Region).
Në seminar mori pjesë edhe përfaqësuesi i INCA-s, Z. Zamir Dedej. Ai ishte pjesë e panelit për “Planifikimin Hapësinor dhe Menaxhimin e Zonës Bregdetare”. Diskutimin e tij ai e fokusoi rreth dhënies së një sensi më praktik të dokumenteve politike e strategjike duke identifikuar më shumë masa që kanë impakt në terren. Duke parë agresivitetin e ndërhyrjeve të njeriut në këtë zonë, veçanërisht në vitet e fundit ku po ndihet kriza ekonomike, kërkohen aktivitete konkrete në terren ku të përfshihen konceptet dhe mësimet e nxjerra nga vendet e zhvilluara. Si përfundim u pranua kërkesa për të mbështetur shtimin e zonave të mbrojtura detare dhe përmirësuar menaxhimi i tyre. Gjithashtu u ra dakord që Shqipëria ka nevoje për një Plan të Integruar për Menaxhimin e Zonës Bregdetare, duke përfituar nga eksperienca e vendeve të rajonit e veçanërisht nga ajo e Malit të Zi që ka aprovuar dhe po zbaton së fundmi një plan të tillë.