Ekomuseumi i lumit Vjosa/Aoos, workshop trajnues për ngritjen e kapaciteteve
Në datë 5 - 6 Dhjetor 2013 në ambientet e Qendrës Multifunksionale në qytetin e Përmetit, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, në kuadër të projektit VAEcoM “Ekomuzeumi i lumit Vjosa/Aoos; promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore e basenit të lumit Vjosa/Aoos”, si pjesë e programit IPA ndërkufitar “Greqi–Shqipëri 2007-2013” financuar nga fondet Evropiane si dhe fondet kombëtare të Shqipërisë dhe Greqisë, organizoi Seminarin Trajnues për Ngritjen e Kapaciteteve.
Qëllimi i këtij seminari ishte të sigurojë guidën e nevojshme për operatorët (popullsinë lokale) që do të jenë pjesë e Ekomuzeumit të lumit Vjosa/Aoos, për të kuptuar si të bashkëpunojnë mes tyre për të menaxhuar ekomuzeumin si dhe për të kuptuar mundësitë që ky ekomuzeum mund të sjellë në të ardhmen për zhvillimin e zonës. Ai do të fokusohet mbi informacionin e nevojshëm dhe modelimin e bashkëpunimit gjithë përfshirës me aktorët, operatorët, dhe OJF-të lokale në zonën e luginës së Vjosës. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisen edhe me një certifikatë.
Ekomuzeumi i basenit të lumit Vjosa/Aoos është një projekt i cili ka nisur nga zbatimi si iniciative e përbashkët e dy organizatave jo qeveritare, Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Anthropos (MED-INA) në Greqi dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës ne Shqipëri (INCA). Puna për ngritjen e këtij eko-muzeumi ka edhe ndihmesën e partnereve lokal në të dy anët e kufirit Grek-Shqiptar, Pindos Perivallontiki në Greqi dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor Përmet dhe Bashkia Përmet në Shqipëri. Synimi i projektit është të ngrejë dhe të zhvillojë një ekomuzeum ndërkufitar i cili do të shtrihet në rajonin ndërkufitar të Greqisë dhe Shqipërisë, me fokus trashëgiminë natyrore e kulturore të basenit të Lumit Vjosa/Aaos, duke përfshire të gjitha aspektet produktive, mjedisore dhe social kulturore. Një muze i tille “i gjallë”, pa mure, shumë dimensional duke inkorporuar në të jo vetëm shkencën dhe edukimin por edhe dimensionet psikologjike sociale dhe shpirtërore të komunitetit përreth.
Ngritja e një ekomuzeumi për basenin e lumit Vjosa/Aoos përmes kërkimeve dhe bashkëpunimit me komunitetin lokal ka krijuar edhe një rrjet pune me operatoret lokal i cili do të çojë më tej aktivitetin e projektit duke bërë të njohur ekomuzeumin dhe duke zgjeruar mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar përtej jetës së projektit. Ekomuzeumi i lumit Vjosa/Aoos në Shqipëri do të menaxhohet nga anëtarët e rrejtit dhe do të jetë pjesë e rrjetit të përbashkët (Al-Gr) bazuar mbi një memorandum të përbashkët të firmosur nga të gjithë anëtarët e rrjetit në të dy vendet.
Ekomuzeumi i lumit Vjosa/Aoos pritet të hapi dyert në Shkurt të vitit 2014 në Qendrën Multifunksionale pranë Bashkisë Përmet.
Eventualisht, ky projekt do të ketë një impakt të dukshëm pozitiv mbi një zonë të rëndësishme ndërkufitare me implikime të konsiderueshme socio-kulturore, ekonomike dhe mjedisore. Pritet që bashkëpunimi ndërkufitar midis rajoneve të Greqisë dhe Shqipërisë do të përmirësojë komunikimin midis menaxherëve aktual të zonave të mbrojtura respektive dhe do të ndihmoje në nxitjen e bashkëpunimit të ardhshëm për menaxhimin e burimeve natyrore.
Ekomuzeumi i basenit të lumit Vjosa do të vazhdojë të jetë një institucion permanent, me bazë zonën dhe me të paktën dy pika fillimi, një në çdo vend, duke vepruar në shërbim të shoqërisë lokale dhe vizitoreve. Ai do të ndihmojë komunitetin lokal në të dy anët e kufirit që përmes pjesëmarrjes aktive, të promovojnë dhe të mbrojnë mjedisin e tyre natyror, të ruajnë traditat e paraardhësve të tyre dhe njëkohësisht të zhvillojnë ekonomitë e tyre.