Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Përgatitja e dokumentacionit për shpalljen e Parkut Detar të Porto Palermos

Në datë 9 Dhjetor 2013, në ambientet e Këshillit Bashkiak Himare, INCA në bashkëpunim me shoqatën mjedisore “Adriatiku”- Vlorë, dhe me Bashkinë Himare, organizuan takimin me temë “Përgatitja e dokumentacionit për shpalljen e Parkut Detar të Porto Palermos”.

Ky takim u zhvillua në kuadër të programit\"Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-A)" me asistencë të Qendrës Rajonale të Mjedisit – REC Albania dhe financuar nga Qeveria Suedeze. Takimi pati si qëllim njohjen e komunitetit vendas me projektin “Mbrojtja e biodiversitetit dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura”, ecurinë si dhe progresin e deritanishëm të këtij procesi gjithë përfshirës, shkëmbimin e ideve dhe dëgjesa e komunitetit lidhur me këtë zone, vlerat dhe rëndësinë e saj. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: