Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Seminar Rajonal për Bashkëpunimin Ndërkufitar:  nga Vizioni në Veprim

Seminar Rajonal për Bashkëpunimin Ndërkufitar: nga Vizioni në Veprim

Proceset e krijimit të Rezervave Ndërkufitare të Biosferës (TBR) në rajon duhet të mbështeten pasi ato ndodhen në një moment kritik ku palët e interesuara kërkojnë mbështetje dhe autoritetet së bashku me komunitetet kanë nevojë për sqarim mbi angazhimin e tyre, përgjegjësitë si dhe përfitimet që priten me qëllim që të vijohet me proceset e përcaktimit dhe zbatimit të funksioneve kryesore dhe të ndërlidhura të (T)BRS-ve të tilla si: ruajtja e mjedisit, kërkimi shkencor mbi ndërveprimet njeri-mjedis, zhvillimi i qëndrueshëm (SD), identiteti kulturor dhe të mësuarit për një të ardhme të qëndrueshme në kontekstet rajonale dhe globale.

Seminari Rajonal dy ditor ”Nga Vizioni në Veprim” mbi Bashkëpunimin Ndërkufitar lidhur me Bashkëveprimin ndërmjet Njeriut dhe Natyrës synoi forcimin e kapaciteteve të aktorëve që janë pjesë e Komitetet Kombëtare të Programit MAB (Programi Njeriu dhe Biosfera) dhe atyre që do të sigurojnë menaxhimin e vazhdueshëm  të TBR-ve të ardhshme, si dhe të nxisë proceset pjesëmarrëse për të zbatuar funksionet kryesore në terren duke konsideruar gjithashtu një kontribut të mundshëm në zbatimin e strategjisë së ardhshme të programit MAB dhe Rrjetit të tij Botëror të Rezervave të Biosferës (WNBR).

Objektivat e seminarit kanë të bëjnë me thirrjen e një takimi me aktorët dhe ekspertët kryesorë të përmendur më lart me qëllim që të mundësohet:

·        ndarja e informacionit, përvojës, mësimeve të nxjerra dhe praktikave më të mira në menaxhimin e rezervave të biosferës dhe proceseve ndërkufitare për të adresuar sfidat e reja me të cilat po ndeshemi

·    forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar duke theksuar në mënyrë të veçantë territoret kufitare ku ujërat ndërkufitare dhe ekosistemet e lidhura me to mund të preken nga një zhvillim i paqëndrueshëm për shkak të qasjeve të ndryshme menaxheriale;

·        arritja e një kuptimi të përbashkët të konteksteve institucionale, ligjore dhe rregullatore në zbatimin e funksioneve kryesore të TBR dhe nxitja e hartimit të një strategjie të përbashkët dhe planit veprimit të lidhur me lidhur me të.

Përfaqësuesit e lartë të Shqipërisë (Znj. Diana Bejko, Zëvendës Ministre e Mjedisit) dhe Maqedonisë (Z. Stevo Temelkovski, Ministria e Mjedisit, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) mbështetën qartësisht procesin duke treguar angazhimin e tyre ndaj nismës për krijimin e TBR-së së Basenit Ujëmbledhës së Liqeneve Ohër-Prespë dhe administrimin  e rregullt të tij pasi të jetë përcaktuar zyrtarisht.

Dita e parë e seminarit ju përkushtua diskutimit ndërmjet përfaqësuesve të Komiteteve Kombëtare të MAB nga Shqipëria, Bullgaria, Ish republika Jugosllave e Maqedonisë, rreth statusit të procesit periodik të rishikimit për BR ekzistuese; propozimet për krijimin e (T)BR-ve të reja; funksionimit të Komiteteve Kombëtare të MAB; çështjeve përkatëse për politikën kombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm (SD). Dita e dytë e seminarit u hap për palët e interesuara kombëtare dhe lokale me një fokus të veçantë mbi TBR-të e propozuara të Basenit Ujëmbledhës të Liqeneve Ohër-Prespë, Liqenit të Shkodrës dhe Maleve Osogovo.

Rishikimi i proceseve të TBR-ve nga Baseni Ujëmbledhës i Liqeneve Ohër-Prespë, Malet Osogovo dhe Liqeni i Shkodrës ofruan shembuj të dobishëm për qasjet e ndryshme ndaj krijimit të TBR-ve. Mësimet e nxjerra dhe idetë rreth rrugës që shtrihet përpara ishin thelbi i diskutimeve ndërmjet pjesëmarrëse. Pjesëmarrësit pranuan që duhet të bëhen më shumë përpjekje për të kuptuar dhe promovuar konceptin e TBR-ve si një mjet që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm duke respektuar natyrën. Ekziston një nevojë për më shumë aktivitete të ngritjes së kapaciteteve si dhe përdorimin e materialeve ekzistuese të ndërgjegjësimit të publikut mbi konceptin e MAB dhe BR.

Z. Philippe Pypaert, përgjegjës për Programet e Mjedisit të Zyrës Rajonale të UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë (Venecia, Itali), ofroi mbështetje të plotë të procesit të krijimit të TBR-ve në rajon.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: