Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Zhvillimi i aftësive të komunikimit të stafit të Zonave të Mbrojtura

Zhvillimi i aftësive të komunikimit të stafit të Zonave të Mbrojtura

Tiranë 12-13 Mars 2014;

Specialistë dhe menaxherë nga 15 Zona të Mbrojtura të Shqipërisë kanë marrë pjesë në një trajnim kualifikues që aftëson stafin shqiptar të punojë në funksion të promovimit të parqeve kombëtare. Ekspertët e WWF u mesuan specialistëve të Sherbimit Pyjor të përdorin teknikat e ndryshme të komunikimit në përçim të mesazhit të njohjes dhe mbrojtjes së parqeve. Tashmë menaxherët shqiptarë kanë fituar aftësitë bazë të komunikimit publik: të flasin me median, të punojnë me gazetarët, të përgatisin fletëpalosje apo udhëheqin grupe vizitorësh duke u zbuluar këtyre të fundit pasuritë natyrore dhe trashëgimine e çmuar që parku i tyre mban.

Abdulla Diku, koordinator për Shqipërinë në projektin Parqet e Harkut Dinarik thotë se “WWF beson në pasionin e njerëzve që e njohin parkun si shtëpinë e tyre. Kjo është arsyeja pse synojmë t’i aftësojmë ata të përdorin mjetet efikase të komunikimit në mënyrë që të bindin komunitetin lokal dhe publikun se ruajtja e natyrës së zonave të mbrojtura, është në përfitim të drejtpërdrejtë të vetë atij”. Parqet e Harkut Dinarik ështe një projekt i angazhuar me ruajtjen dhe promovimin e një rrjeti rajonal prej 80 parqesh kombëtare që zbatohet në Shqipëri nga WWF Mesdhe dhe INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri).

Punonjësit e Shërbimit Pyjor në Shqipëri, apo të njohur në bote me termin “rangers“ janë perceptuar deri me sot si shërbim publik i ngarkuar të mbrojë zonat e mbrojtura nga dëmtimet apo keqbërësit; si zjarret, prerja e paligjshme e pemëve, gjuetia e paligjshme e kafshëve. Ekspertet e WWF sugjerojne se ka ardhur koha, që përveç funksioneve menaxhuese dhe kontrolluese, Shërbimi Pyjor Shqiptar duhet t’i përgjigjet kërkesave të vizitorëve të natyrës duke ofruar me tej informim publik. Njohuritë që stafi i parqeve ka mbledhur në shumë vite shërbim, në të ardhmen do t’i ndajë me vizitorët, komunitetit lokal, gazetarët, grupet e të rinjve, etj në mënyrë që mesazhi i ruajtjes së natyrës të arrijë mendjen dhe zemrën e publikut.

Përvoja e WWF me administratën pyjore të vendeve të Rajonit Dinarik, tregon se publiku ka qënë i kënaqur dhe mediat kanë reagur pozitivisht ndaj punës informuese të Shërbimit Pyjor.   

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: